E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, maskat grabisin filialin e një banke

Filiali i një banke private në Vlorë, ka rënë sot pre e grabitësve.
Grabitësit e armatosur kanë sulmuar bankën, duke marrë paratë që ndodheshin në arkë. Para se të depërtonin në ambientet e brendshme, maskat kanë dhunuar rojen e bankës.
Ende nuk dihet sasia e parave të marra, ndërsa policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes. Pas ngjarjes maskat kanë mundur të largohen, duke marrë sasinë e parave e duke i shpëtuar forcave të rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›