Rreshjet e shiut, përmbyten rrugët në Lezhë e Shkodër
Rreshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit. Në Lezhë e në Shkodër shirat kanë bllokuar për disa orë rrugët kryesore. Shpërthejnë ujrat e zeza në Shkodër.
LEZHE- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e vendit në pak minuta, gjatë ditës së hënë kanë përmbytur rrugët kryesore të qytetit të Lezhës.
Të gjitha rrugët janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve dhe mosfunksionimit të kanalizimeve. E ndërsa në rrugët kryesore është shfaqur një gjendje e vështirë, në brendësi të lagjeve situata paraqitet edhe më e rëndë.
Edhe në qytetin e Shkodrës shirat e rrëmbyeshëm, kanë bllokuar per rrëth 1 orë rrugën kryesore të qytetit, duke krijuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.
Kësaj situate të krijuar, i është shtuar edhe shpërthimi i ujrave të zeza në qendër të Shkodrës. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e punimeve që po kryhen në kolektorin kryesor.
(e.n/News24/BalkanWeb)