Blater: Botërori 2020 mund të mbahet në dimër

Kryetari i Federatës Botërore të Futbollit, ka deklaruar se Kampionati Botëror 2020 mund të mbahet në dimër.
Kreu i FIFA-s, Sep Blater, tha se kjo mund të bëhet për shkak të temperaturave të larta në Katar në muajt e verës.
Analistët theksojnë se ndryshimi i termineve të kampionatit mund t`i çrregullojë kampionatet kombëtare të futbollit në Evropë, por edhe në vende te tjera të botës.