E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgjet 40 ditë pa transferime, për efekt të votimit

Drejtoria e Burgjeve ka vendosur të pezullojë transferimet e të burgosurve, me qëllim që ata të votojnë në institucionet ku janë duke vuajtur dënimin. Nëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve, u shpreh se procesi i pajisjes me karta është drejt mbylljes. 

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërpret për 40 dit transferimet me qëllim që të dënuarit dhe të paraburgosurit të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Lajmi është publik sot nga nëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve Lulzim Kodra, i pranishëm në një aktivitet të organizuar në burgun 302 në Tiranë.
“Rreth 5000 të dënuar dhe të paraburgosur po pajisen me karta, ku në varësi të Kodit Zgjedhorë ne kemi marrë masat dhe kemi çuar listat dhe ata të burgosur do të qëndrojnë në ato institucione ku janë paraqitur lista duke bërë një sforco, nuk do të bëhen transferime”- u shpreh Kodra.
Ndërkohë po sot u emërua drejtori i ri i burgut 302, Eduard Gjoni. Në këtë aktivitet ishin edhe futbollist të Tiranës dhe trajneri Refik Halili qe dhuruan një shumë prej 3 milion lekësh në ndihmë të të dënuarve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›