Poni: Listat zgjedhore, gjenerimi deri ne 28 maj
Perfaqesuesit e OSBE-ODIHR-it, jane informuar gjate dites se djeshme nga zv/ministri i Brendshem Ferdinand Poni, me ecurine e pergatitjeve te zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit 2009. Gjate fjales se tij, Poni ka paraqitur ne menyre te detajuar punen e kryer per krijimin e Regjistrit Elektronik Kombetar te Gjendjes Civile, shpjegoi soliditetin dhe cilesine e ketij regjistri ne paraqitjen e te dhenave, lehtesirat e shkembimit te informacionit online dhe njeheresh sigurine e te dhenave te ketij regjistri. Ai ka evidentuar faktin se per here te pare, fale ketij Regjistri Elektronik, lista paraprake e zgjedhesve eshte paraqitur kater muaj para dites se zgjedhjeve, online ne faqen e internetit te Ministrise se Brendshme dhe asaj te KQZ, e po keshtu u eshte derguar te gjitha njesive vendore. "Deri me 28 maj 2009 kur do te gjenerohet lista perfundimtare e zgjedhesve, ka kohe te mjaftueshme qe zgjedhesit te gjejne emrin ne liste dhe adresen e qendres se votimit dhe nese eshte e nevojshme te kryhen te gjitha korrigjimet perkatese", u shpreh Poni. Sipas tij, procesi i pergatitjes se Regjistrit Elektronik eshte asistuar nga OSBE dhe Statistic Noruay dhe vecanerisht Ministria e Brendshme e Austrise, nga eshte marre edhe softuare-i. Per procesin e pajisjes se qytetareve me karta, Poni informoi perfaqesuesit e OSBE-ODIHR-it, se Ministria eshte e impenjuar qe procesi, te ece normalisht dhe sipas parashikimeve.