"Me shume vezhgues te huaj"
Drejtuesit e Komisionit te Posacem per monitorimin e zbatimit te Kodit Zgjedhor, Ilir Rusmali dhe Kastriot Islami zhvilluan dje takim me ekspertet e OSBE/ODIHR, te ardhur ne Tirane per monitorimin parazgjedhor. Si Rusmali ashtu dhe Islami, informuan vezhguesit e huaj mbi procesin e pergatitjes se zgjedhjeve dhe arsyet e ngritjes se komisionit, qe do te merret me verifikimin e zbatimit te ligjit zgjedhor. Por ne menyre te vecante per shperndarjen e kartave te identitetit. Nenkryetari socialist i komisionit, Islami shprehu si shqetesim, vonesat ne shperndarjen e kartave te identitetit. Si dhe arsyet se pse pikerisht, kreu i Gjendjes Civile dhe perfaqesues te Ministrise se Brendshme, do te jene te paret, ata qe do te raportojne ne lidhje me keto procese. Ekspertet e huaj u njohen dhe me motivet se pse u miratua ngritja e ketij Komisioni te Posacem si nje hap per kontrollin, per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Si Rusmali dhe Islami, u shprehen te gatshem ne ardhjen e sa me shume vezhguesve te huaj ne monitorimin e procesit zgjedhor ne 28 qershor. Ekspertet e ODIHR, do te qendrojne deri ne fund te ketij muaji, ku pas zhvillimit te takimeve me kreret e institucioneve, qe merren me pergatitjen e zgjedhjeve, do te hartojne dhe nje raport perfundimtar.
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, do te prese sot ne Pallatin e Brigadave, Kryetaren e Delegacionit te Asamblese Parlamentare te Parlamentit Evropian, Doris Pack. Ne mesdite, kreu i shtetit do te zhvilloje nje takim me Pack, ku tema e bisedes eshte procesi i pergatitjes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi, si dhe hapat qe po merren per realizimin e tyre, sipas standardeve nderkombetare.