Shkup, vritet nga plumbat një polic shqiptar
Shkup (start)-Një pjesëtar policie është vrarë sot pranë aeroportit të Shkupit në Maqedoni. Afrimi Arifi, 39 vjeç, pjesë e njësisë Alfa, mbeti i vrarë nga të shtënat e shumta me armë nga një makinë që ishte në lëvizje para Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup.
Gjatë sulmit kanë mbetur të plagosur edhe dy policë të tjerë. Ministria e Brendshme maqedonase, bëri të ditur se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë në spital.
Pas këtij akti, policia ka forcuar masat e sigurisë, ndërsa janë bllokuar edhe vendkalimet kufitare. Ministria e Brendshme nuk din se kush qëndron pas këtij sulmi, por nuk përjashton mundësinë që bëhet fjalë për hakmarrje lidhur me aksionet e fundit të suksesshme të policisë.