Meta takim paraelektoral ne Lezhe
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta eshte ndalur ne turin
paraelektoral ne qytetin e Lezhes nga ku ka deklaruar se 8 maji do te jete
garancia per vazhdimin e projekteve te medha. Kreu i LSI-se eshte pritur nga
kryetari aktual i Bashkise se Lezhes Viktor Tushaj i cili eshte zgjedhur ne
2007-n nen siglen e LSI-se ne koalicion me PS-ne.
Kryebashkiaku Tushaj e ka konsideruar te arrire objektivin e themelimit 6 vjet
me pare te LSI-se duke fituar besimin e komunitetit kjo nepermjet nje
politikeberjeje qe u referohet qytetareve. Sipas Tushes ky reflektim eshte i
dukshem me teper ne Bashkine e Lezhes ku jane realizuar dhe po realizohen
investime te medha te pritshme dhe te deshiruara nga qytetaret lezhjane.
Nderkohe duke iu referuar Lezhes kreu i LSI-se Ilir Meta ka
deklaruar se forca qe ai drejton do te kete ne qender te programit te saj
pikerisht komunitetin dhe sipas tij shembelltyre eshte Bashkia e Lezhes
drejtuesi i te ciles i perket LSI-se. Meta u ndal edhe ne dy investimet me te
medha te cilat do te realizohen ne Lezhe si rruga e kalase dhe rruga e spitalit
me nje vlere prej 1.8 milione dollaresh.
Meta nenvizoi faktin se LSI-ja eshte nje force politike serioze dhe do te
respektoje cdo marreveshje te arritur ashtu sic ka bere edhe ne te kaluaren
dhe sipas tij kjo nuk mund te funksionoje me ata qe ne fokusin e tyre kane
bese-prerjen.
Meta ka shprehur besimin se suksesi i zgjedhjeve te 8 majit do te jete i
padiskutueshem dhe kjo fitore do ti perkase edhe kreut aktual te bashkise
Viktor Tushaj.