Ministri i Brendshem Basha Shkollat 24 ore te survejuara

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka zhvilluar ne takimin vjetor sot per Luften Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike ku ai eshte shprehur se viti i shkuar ka qene rekord per mbajtjen e premtimeve per sa i perket luftes kunder droges.
Ne fjalen e tij ai ka cilesuar gjithashtu se lufta kunder trafiqeve ka qene nje nga komponentet e rendesishem te vendimmarrjes per liberalizimin e vizave me BE. Ministri i Brendshem Basha theksoi se vemendja kryesore do te jete gjithashu edhe neper shkollat e Tiranes te cilat kane potencialin me te madh ne shperndarjen dhe perdorimin e droges ku do te kete te instaluara kamera per vezhgimin e tyre per 24 ore.
Te dhenat tregojne se zbatimi me i forte i ligjit dhe kontrolli me strikt i kufijve kane cuar ne uljen e nivelit te trafikimit. Per here te pare ne shtate vjet sasite e heroines te kapur gjate 10 muajve te pare te vitit 2010 ishin ne nivele shume te ulta theksoi Basha