E Diel, 1 Nëntor 2026

Peru, policia shkatërron 10 ton drogë

Policia peruane ka djegur mbi 10 ton droge të sekuestruar gjatë operacioneve të saj anti-drogë të cilat janë të shpeshta në shtetin amerikano latin. Llogaritet që tonazhi i drogës së djegur vetëm këtë vit në shtetin e Perusë të kapë shifrën e frikshme të 21 tonëve. Kjo është shifra më e madhe që mund të ketë djegur ndonjëherë një shtet. Autoritetet e rendit në Peru pohuan se në ngarkesën drogës e cila u dogj, që është sekuestruar kryesisht gjatë 4 muajve të fundit, kishte shumë lloje drogrash, si opiumi, kokaina, mariuana etj.
Në mes të autoriteteve të cilat ishin të pranishme në këtë proçes ishte edhe ministri i rendit, Walter Mori.
"Ditën e sotme kemi eleminuar 10 mijë e 476 kilogramë drogë ndërsa që nga viti 2004 ne kemi djegur rreth 81 mijë kilogramë drogë të cilat janë kapur në operacionet e suksesshme të policisë peruane,"- pohoi për mediat, ministri Walter Mori.
Peruja, pavarsisht se është një shtet i vogël, është prodhuesi i dytë më i madh në botë i kokainës në botë si edhe një nga vendet transit ku prodhohet si edhe kalohet droga për në Europë si edhe në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›