E Diel, 1 Nëntor 2026

UKT kërkon pagesat e faturave edhe kur nuk furnizon me ujë

Tiranë- Një banor i kryeqytetit ankohet se prej mëse tre muajsh nuk furnizohet me ujë, por detyrohet të paguajë një faturë për shërbimin që se ka konsumuar. Jo sepse nuk dëshiron por sepse ai i mungon.

Disa pallate pranë zonës së ’21 Dhjetorit’ në Tiranë vuajnë prej muajsh mungesen e ujit teksa faturohen afrofe nga UKT-ja. Qytetarët shtojnë për IDEA-n se kanë depozituar disa kërkesa pranë UKT-së për zgjidhjen e problemit por e vetmja përgjigje që kanë marrë është:”Duhet të paguani këtë faturë”, që sipas banorëve është tepër abuzive pasi sahatet mates kanë muaj që nuk lëvizin, pasi s’kanë konsum.

Ditët e fundit Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tirane (UKT) u ka bërë thirrje debitoreve të saj të paguajnë faturat pasi në të kundërt do t’i ndërpritet uji. Ndërkaq teksa qytetarët mbesin pa ujë dhe faturohen në mënyrë abuzive shteti raportohet se është debitori më i madh i kësaj ndërrmarrjeje, dhe janë pikërisht qytetaret që paguajnë haraçet e një keqmenaxhimi.

IDEA po publikon të plotë ankesen e qytetarëve:

Miredita stafi,

Une qe po shkruaj kete leter jam nje banor i lagjes 21 Dhjetori ne kryeqytet dhe kam nje shqetesim shume te madh me ujesjellesin. Ai me detyron te paguaj fatura afrofe, kur une skam prej me shume se tre muajsh pike uje ne cezme. Qe prej muajit dhjetor sahati im tregon shifren 21, edhe ne janar po 21, edhe ne shkurt 21 dhe as tani ska levizuar, per vete faktin se une skam fare uje.

Pallati im prane zones ku nisen autobuzet e Vlores e ka harruar cdo te thote uje ne cezme. Kemi bere disa ankesa, madje personalisht i kam edhe me shkrim te ruajtuara por punonjeset e UKT me thone se duhet ti paguash se sben.

Po perse duhet te paguaj detyrimet per nje sherbim qe me mungon prej muajsh. Une jam pensionist dhe ska par ate hedh kot, faturat me vijne 730 leke cdo muaj por une si paguaj me. Pasi une skam uje dhe per me teper sahati im nuk leviz fare. Ne lajme degjoj se UKT ben thirrje te paguajne debitoret por harron se ajo eshte debitorja me e madhe pasi na le pa uje.

Gjithe te mirat

Shkrime të tjera me interes:

  1. UKT-ja kërkon rritje të çmimit të ujit Tiranë- Çmimi i ujit të pijshëm propozohet të rritet me...
  2. Defekt në Bovillë, kryeqyteti mbetet pa ujë Tiranë- Rezervuari i Bovillës si pasojë e një defekti ka...
  3. Ndërpritet uji në Kamëz, UKT: Borxhe kolosale të papaguara Tiranë- Zona e Kamzës në kryeqytet prej ditës së sotme...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›