Super grabitesi, Nëna e Viktorit: E kam mohuar që në 1997

Autori i vrasjeve, Viktor Gushi
Në vendlindjen e Gushit, aty ku banorët rrëfejnë vrasësin.
Dyshimet për një tjetër vrasje të Viktorit në fshat dhe arratisja e familjes Gushi në Greqi.
Janë një komunitet i terrorizuar në dy dekada. Banorët e fshatit Dukas-Çoban pranë qytetit të Patosit nuk ia kujtonin qartë pamjen Viktor Gushit, por emrin ia mbanin mend mirë.
Që nga prapësitë në shkollë, te arratisja drejt Greqisë ende pa u hapur mirë dyert e emigracionit, martesa problematike me një vajzë minorene dhe deri te vrasja e një të riu në 97-n. E pas këtij viti, banorët nuk e panë kurrë më Viktor Gushin dhe as dëgjuan për atë, por tmerrin e bëmave dhe frikën e rikthimit të tij në fshat duket se e kanë edhe sot. Dhe sot ishte dita e djeshme, kur gjatë një vizite në vendlindjen e personit që ka pranuar dy vrasje, tri plagosje dhe dhjetëra grabitje me armë, fqinjët e tij nuk kishin guximin që të flisnin publikisht. Megjithatë, teksa shihnin gjithë vigjilencë majtasdjathtas dhe me zë të ulët pranë veshit sikur po i përgjonte ndokush, ata na rrëfyen plot detaje nga jeta e Viktor Gushit, apo siç e thërrasin ndryshe në fshat, Toku.
FSHATI

Shtëpia e braktisur e familjes Gushi
Për të shkuar në DukasÇoban, duhet të kalosh përmes qytetit të Patosit dhe pranë bashkisë ndiqet rruga djathtas. Duke vijuar gjithnjë në këtë krah, pas dy kilometrash rrugë të pashtruar arrin në fshatin që si prapashtesë ka pikërisht origjinën e banorëve: çobenjtë. Janë të gjithë banorë të komunitetit vlleh, që shumica prej tyre i kalojnë 11 muaj të vitit në Greqi dhe vetëm 1 muaj gjatë verës kthehen në fshat. Për këtë arsye, në Dukas-Çoban shikon më së shumti pleq, por edhe fëmijë. Po për këtë arsye dhe një tjetër shtesë, familja e Viktor Gushit nuk jeton më aty. Prej 15 vitesh, shtatë anëtarët e saj janë shpërngulur drejt Selanikut dhe janë rikthyer vetëm njëherë në Dukas-Çoban; në vitin 2002 për të varrosur babain e Viktorit, Kozmain. Ai vdiq nga tumori në kocka, por banorët thonë se e hëngri kanceri prej të birit. Sipas tyre, në vitin 1997, Toku (Viktori) ka vrarë një djalë vlonjat aty në fshat dhe prej asaj kohe, familja u detyrua që të shpërngulej, ndërsa babai i tij nisi të sëmurej. Aktualisht, shtëpia Gushi është drejt shembjes. Ajo është e rrethuar me një avlli prej blloqesh dhe derë hekuri, por nuk ka njeri edhe në shtëpitë rrotull që të kujdeset për të. Ndërsa komshinjtë ca më larg, duket se nuk duan të ngatërrohen me familjen Gushi.
FAMILJA
Viktor Gushi ka tre vëllezër dhe dy motra. Njërin prej tyre e ka gjysmëvëlla, pasi është fëmijë i sjellë nga martesa e parë e së ëmës, Sofisë. Gjithashtu edhe babai i tij, Kozmai, ka qenë i kurorëzuar para se të martohej me Sofinë, madje dy herë. Bashkëshortja e parë e Kozmait vdiq vetëm pak muaj pas martesës, për shkak se u godit nga një rrufe. Me të dytën nuk pati mirëkuptim dhe u ndanë. Pra, nëna e Viktorit, Sofia, ishte bashkëshortja e tretë e Kozmait. E treta dhe e vërteta, përforcon rrëfimin një banor i fshatit Dukas-Çoban, S.H., teksa na jep një informacion rreth familjes Gushi. Sipas tij, përveç Tokut, të gjithë fëmijët e tjerë të çiftit kanë qenë shumë të edukuar dhe të sjellshëm. Këtë (Viktorin) sikur ta kishin lindur xhindet. I mbante edhe flokët e gjatë, me kaçurrela dhe ishte shumë i prapë. Kam nja 15 vjet pa e parë, por më kujtohet mirë se krijonte sherre kot së koti. Edhe atë djalin në vitin 1997 nuk e morëm vesh se pse e vrau. Ashtu ishte ajo kohë…, thotë burri që duket se i ka kaluar të 70-tat, ndërsa rrudh ballin për të sjellë diçka më tepër nëpër mendje. Pasi mendohet pak, tund kokën duke thënë: Mos të flas kot unë, por as të tjerët. Për atë vrasje nuk di asnjeri më shumë. Asokohe morëm vesh vetëm që Toku e vrau atë vlonjatin, madje e kishte pasur edhe shok. Por se si, qysh e tek qëndronin punët, nuk ka informacion. Me sa më kujtohet, ai ka treguar vetë nëpër fshat që e vrau dhe pastaj iku menjëherë drejt Greqisë. Pas kësaj gjëme, familjarët e tij iu frikësuan gjakmarrjes dhe ikën edhe ata të gjithë andej. Sofia edhe ka ardhur me ditë, por të tjerët jo. Më shumë nuk di çtë them, duhen pyetur familjarët e tij. Por pikërisht ky është problemi: Jo vetëm familja Gushi, por edhe fisi me këtë mbiemër duket se është zhdukur. Të paktën nga ky fshat, këtu ku dikur ata ishin me dhjetëra anëtarë.
MOHIMI
Historia e mësipërme tregohet thuajse e njëjtë nga shumë banorë, por secili prej tyre lutet që mos tu shkruhet emri. I druhen hakmarrjes së Tokut. Edhe pse Viktor Gushi tashmë ndodhet pas hekurave dhe pritet që të marrë dënimin maksimal për vrasjet, sërish nuk përbën siguri për ta. Ku ta dimë ne që ai nuk lirohet, apo nuk arratiset nesër-pasnesër dhe vjen na bën gjëmën. Amani, se kemi fëmijë, nipër e mbesa…, thonë banorët e fshatit, duke përsëritur me dhjetëra herë kërkesën për anonimitet. Në të njëjtën situatë u ndodhën dje edhe kamerat e televizioneve. Edhe pse trokitën në shumë dyer, askush nuk i hapte. Edhe kur i hapnin, iknin me vrap. Megjithatë, ne të gazetës Panorama arritëm të kapnim dikë. Një mikeshë e vjetër e Sofisë, nënës së Viktorit, që na tregoi diçka më tepër rreth marrëdhënieve në familjen Gushi. Sipas saj, që pas historisë së vrasjes të djalit nga Vlora, asnjë prej familjarëve nuk e ka përmendur më Viktorin. Pas varrimit të burrit, duke qenë se nuk e pamë Tokun në ceremoni, mora guximin dhe e pyeta Sofinë: Moj, po ku bëhet Toku? Si i ka punët. Sofia mori një pamje serioze e nervoze dhe ma ktheu: Hera e parë dhe e fundit që më pyet për atë. Ai nuk është më djali im. Unë e kam mohuar. Kaq tha dhe u çua e iku, rrëfen mikesha e Sofisë, duke shtuar se që nga viti 1997, askush nuk e ka parë kurrë më në fshat Tokun, derisa u rishfaq dy ditë më parë nëpër media.
Problematik e i dhunshëm në shkollë
Viktor Gushi, jo vetëm që nuk është dalluar ndonjëherë si nxënës i mirë në shkollë, por edhe e ka lënë atë përgjysmë. I vitlindjes 1967, dhe pavarësisht se i përket një brezi ku arsimi ishte i detyrueshëm, ai ka qenë problematik, i dhunshëm dhe pa vullnet. Shkollën 8-vjeçare e ka përfunduar pas shumë vërejtjesh dhe shkëputjesh. Më pas, për shkak të këmbënguljes së familjes, ai është detyruar që të nisë edhe gjimnazin, por vetëm sa është regjistruar. Një ish-shok klase thotë që Viktori ka qenë problematik dhe i dhunshëm, por sipas tij, kështu ka qenë pak a shumë ai brez. Toku po paragjykohet edhe për fëmijërinë dhe rininë e tij, për shkak të veprave kriminale të fundit. Ai ka qenë i rrëmujshëm, sherrxhi dhe problematik, si të gjithë ne të atij brezi, që më pas morëm rrugët e kurbetit, shprehet ai.Viktori vrau në 97-n shokun e tij, Ferdinantin
Për vrasjen e të riut me origjinë nga Vlora, në vitin 1997, ka edhe një dëshmi në gur në fshatin Dukas-Çoban. Vetëm 100 metra larg shtëpisë së Viktor Gushit ndodhet një lapidar i vogël, ku tregon emrin e të ndjerit: Ferdinant Balliu, i datëlindjes 1971, dhe ka ndërruar jetë më 23 mars 1997. Është pikërisht personi për të cilin banorët e fshatit aludojnë se e ka vrarë Viktor Gushi, edhe pse zyrtarisht nga policia mungojnë informacionet. Sipas tyre, i ndje