Kancelarja Merkel: Greqia ka ende shumë rrugë përpara
BERLIN - “Greqia ka bërë një rrugë të gjatë, por ende ka shumë rrugë përpara”, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel, në intervistë për një gazetë çeke Noviny Lidove, para vizitës së saj në Pragë, në 3 prill.
Greqia ka një shans për të kapërcyer krizën dhe për të ristrukturuar borxhin e saj, por ende ka "rrugë të gjatë për të përshkuar dhe deri tani ka bërë vetëm një pjesë të vogël të saj”, tha kancelarja gjermane në intervistën për gazetën çeke. Ajo i përshkroi të vështira vendimet e parlamentit grek, megjithatë “të afta për të dhënë frutet e tyre”.
"Parlamenti grek ka miratuar masa të rrepta për të ulur pagën minimale, në mënyrë që Greqia mund të konkurrojë me vendet fqinje, për shembull në fushën e turizmit," tha ajo. "Këto janë vendime jashtëzakonisht të vështira politike, të cilat i vlerësojmë. Ato do t’i japin frytet e tyre me kalimin e kohës", citohet kancelarja Merkel.
Merkel theksoi se “një dalje e mundshme të Greqisë nga zona e euros do të ketë pasoja të rënda", duke përfshirë një efekt domino që do të shkaktojë pasiguri dhe vende të tjera.
Megjithatë, kancelarja gjermane u shfaq me shpresë se anëtarët e eurozonës do të respektojnë angazhimet e tyre për të ulur defiçitin.
(BalkanWeb)