E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Holtkemper: Tani është koha për reforma të mëdha ekonomike

TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Ambasadoren gjermane në vendin tonë, Carola Müller-Holtkemper me rastin e përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e LSI-së, Meta i shprehu Ambasadores Holtkemper mirënjohjen për kontributin e saj në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, veçanërisht në planin ekonomik.

Duke biseduar për zgjedhjet e 23 qershorit, Ambasadorja Holtkemper i shprehu kreut të LSI-së vlerësimin për rezultatin e qartë dhe fitoren e koalicionit të majtë pas pjesëmarrjes masive të shqiptarëve, si dhe e uroi atë për marrjen e përgjegjësisë së Kryetarit të Kuvendit.

Nga ana e tij, Meta theksoi se “tani është koha për reforma të mëdha ekonomike dhe për t’i dhënë shpresë shpirtit evropian të shqiptarëve, për të siguruar një qeverisje bashkëpunuese dhe konkrete, dhe për t’i dhënë një shtysë të fortë procesit të integrimit evropian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda këtij viti.” “Në këtë kontekst, marrëdhëniet me Gjermaninë janë prioritet parësor.”- theksoi Meta.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Meta takon shefen e misionit të ODIHR-it: Vëzhguesit garantuan zgjedhje më të mira

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›