Kroacia 'zgjohet' në BE, Fyle mesazh Ballkanit: Dyert hapur, progresi varet nga ju
KROACI- Një minutë pas mesnatës, Kroacia u bë zyrtarisht anëtarja e 28 e grupit, duke e shtuar bllokun me një anëtar të ri që nga zgjerimi i fundit në vitin 2007.
Ky anetaresim shton mundesite se Ballkani mund te integrohet shpejt ne BE. Eurokomisioneri për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor i drejtoi sot rajonit ballkanik një mesazh ku jepet kurajo në punën me reformat sepse integrimi është i mundur. Fyle theksoi se reformat kërkojnë vullnet politike dhe vetëm kështu progresi është i garantuar.
“Hyrja e Kroacisë përbën një provë të re të fuqisë së transformimit të politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian. E shkatërruar nga konflikti rreth dy dekada më parë, vendi është sot një demokraci e qëndrueshme, e aftë që të ndërmarrë obligimet që mbart anëtarësimi dhe standartet e BE-së.
Ky është një sinjal i fuqishëm për të gjithë ju në rajon se mund tja dilni mbanë kur bëni përpjekjet e nevojshme.
Anëtarësimi i Kroacisë rikonfirmon se perspektiva e integrimit europian mbetet e hapur për të gjitha vendet e rajonit që tregojnë vullnetin e nevojshëm për të implementuar reformat politike dhe ekonomike, si dhe të të vërtetojnë respektin e tyre për vlerat europiane siç janë sundimi i ligjit, principet demokratike dhe të drejtat e njeriut. Mundësitë janë aty por progresi në procesin e anëtarësimit në BE varet kryesisht nga progresi real që do të arrihet në këto fusha në zbatimin e tyre konkret në terren.
Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër apo formulë magjikë për të përdorur.Anetarësimi i Kroacisë vërteton se BE respekton angazhimin e tij. Anëtarësimi mund të bëhet realitet me tu plotësuar kriteret.
Dhe ndërsa Kroacia hyn në BE, nuk do të thotë se ajo po i largohet rajonit, përkundrazi BE po afrohet edhe më shumë me ju. Madje edhe fizikisht. Thuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë kufirin me BE-në dhe do ta gjeni veten të përfshirë nga tregu i përbashkët, çka ofron më shumë mundësi për investime dhe tregti për bizneset lokale.
Duke shfrytëzuar këto mundësi, integrimi europian duhet të shndërrohet në një prioritet për të gjitha qeveritë në rajon, në të mirë të qytetarëve. Bashkimi Europian u ndërtua nga hiri që la pas Lufta e Dytë Botërore, dhe pajtimi e bashkëpunimi mes ish rivalëve u bënë baza e dekadave të tëra paqe stabilitet dhe propseritet. E njëjta perspektivë është tashmë e hapur për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi I Kroacisë në BE e sjell këtë perspektivë një hap më afër dhe ne do të vazhdojmë të jemi të gatshëm tju mbështesim që të bëni hapat e radhës për të ndjekur Kroacinë", tha Fyle.
Hapet shtëpia e Evropës në Zagreb
Ndërkohë, hapi dyert zyrtarisht ‘shtëpia e Evropës në Zagreb. Në ceremoninë zyrtare ishte i ftuar presidenti i Komsionit Europian Hose Manuel Barroso dhe presidenti i PE-së Martin Schulz .
Në fjalën hapëse Schulz theksoi se shtëpia e Evropës do i shërbejë interesit të qytetarëve, duke shtuar se sot hapet një kapitull i ri për Kroacinë dhe BE.
Schulz tha se anëtarësimi në BE nuk ofron zgjidhje magjike. “Anëtarësimi në Be nuk ofron zgjidhje magjike. Kroacia ka përfituar nga fondet e BE në shumë drejtime. Më lejoni të ju inkurajoj të merrni pjesë në zgjedhjet e PE muajin e ardhshëm, në përzgjedhjen e kandidatëve kroat për PE. Nëse doni që të rinjtë të punësohen, nëse doni një të ardhme më të mirë votoni BE.”, shtoi Schulz.
Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso gjatë fjalës së tij përshëndetëse u shpreh se Kroacia ka ndryshuar për mirë në këto vite, ndërkohë që falë BE-së do të ketë mundësi për ndërtimin e një të ardhme më të mirë. “Po bashkojmë një kontinent që dikur ishte i ndarë”, u shpreh Barroso.
Teksa mori fjalën para mijëra kroatëve, kryeministri Zoran Milanoviç e cilësoi hapjen e shtëpisë së Evropës ditë të rëndësishme për bashkëqytetarët e tij. Milanoviç premtoi se qeveria do të vijojë punën e jashtëzakonshme që ka nisur. “Nga sot ka nisur një situatë përfituese për të dyja palët. Kemi paguar një çmim të madh për të kaluarën”, u shpreh kryeministri kroat.
Kroacia vend me 4.4 milionë banorë është vetëm vendi i dytë i dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë që përfshihet në Bashkimin Evropian. Sllovenia u bë anëtare në vitin 2004.
Antarësimi shënon një moment historik në kapërcimin e të kaluarës së përgjakshme të luftës së viteve 1991-1995 për pavarësi, ku gjetën vdekjen rreth 20 mijë vetë.
KROACIA 'ZGJOHET' ANËTARE E BE
Në mesnatë, himni evropian është dëgjuar në Zagreb, Split, Rijekë, Osijek, Dubrovnik dhe disa qytete të tjera më të vogla kroate. Qytetarët kanë festuar gjithandej dhe për sigurinë e tyre, vetëm në Zagreb janë angazhuar rreth 1,100 policë. Për shënimin e kësaj ngjarjeje janë akredituar rreth 700 gazetarë nga të gjitha kontinentet.
Vendi prej 4.4 milionë banorësh bëhet shteti i dytë ish-jugosllav që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004.
Megjithëse anëtare e plotë e BE-së, Kroacia nuk do të jetë menjëherë pjesë e Schengenit, zonës së udhëtimit pa viza, as nuk do të përdorë monedhën euro.
Anëtarësimi i Kroacisë në BE ndodh në kohën kur ajo tashmë ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe ka një papunësi prej 20%.
(e.m/e.rusi/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Drejtori i MPJ kroate: 2 mijë specialistë "na futën" në BE Kroacia në BE, Nishani merr pjesë në festimet e organizuara në Zagreb PS: Rama ftohet në Kroaci në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur, në fokus Integrimi Kroacia në BE, Nishani, Jahjaga e Nikolic bashkë në Zagreb VIDEO: Kroacia 'zgjohet' në BE, Fyle mesazh Ballkanit: Dyert hapur, progresi varet nga ju