Pajeviç: Serbia të qetësojë retorikën ndaj Perëndimit
"Ideja themelore për modelin e bashkëpunimit të Serbisë dhe Kosovës, por edhe modeli i dy Gjermanive, është që të dyja palët, në frymën e tolerancës, të realizojnë bashkëpunimin në fushat më të rëndësishme. Duhet gjetur një mes ndërmjet asaj që Beogradi mos ta njohë pavarësinë e Kosovës, e që për këtë shkak të mos pësojë as Serbia as Kosova", thotë Pajeviç në një shkrim autorial.
Ai thotë se duhet pasur kujdes se cila është retorika politike me të cilën Beogradi i drejtohet opinionit ndërkombëtar, sidomos për të thirrur Asamblenë e Përgjithshme për një rezolutë të re për Kosovën menjëherë pasi GJND të japë mendimin e vet.
"Këto dhe deklarata të ngjashme irritojnë partnerët evropianë, të cilët duhet të vendosin për shumë faza që gjenden para Serbisë në procesin e eurointegrimeve", thotë ai.