Vullkani në Islandë, Rinasi anulon fluturimet drejt Londrës dhe Budapestit
As Tirana nuk ka qenë jashtë kaosit të shkaktuar nga vulkani i shpërthyer në Islandë në trafikun ajror europian. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se të premten, më 16 prill 2010, fluturimet direkte për në Londër dhe Budapest janë anulluar për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010. Hiri i vullkanik që është përhapur në pjesën veriore të Evropës nuk ka shkaktuar probleme për linjat e tjera që operojnë nga Rinasi. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se të gjitha fluturimet e planifikuara operojnë normalisht.
Por në të njëtën kohë pasagjerët që kanë fluturime tranzit janë të rekomanduar të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimet e tyre. Sipas autoriteteve të aeroportit fluturimet për në Londër dhe Budapest janë anulluar deri në një njoftim të dytë, ndërkohë që njoftohet gjithashtu se në rast të anullimeve të fluturimeve të tjera, Tirana International Airport do t’i mbajë pasagjerët të informuar.
Alsat < I mëparshmi