E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta takon deputetin e Bundestagut: Theksuam nevojën e përshpejtimit të procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE

Presidenti Ilir Meta është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman Volkmar Klein me të cilin ka diskutuar mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Meta thotë se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë duhet të forcohen dhe zgjerohen. Më tej, Kreu i Shtetit thekson se Gjermania është partnere shumë e rëndësishme në procesin euroatlantik të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë i Ilir Metës në Facebook:

Kënaqësi të takoja sot, në Ditën e Europës, Kryetarin e Task Forcës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të grupit parlamentar CDU/CSU, deputetin e Bundestagut gjerman, z. Volkmar Klein.

Ndamë mendime të vyera mbi shumë çështje, në veçanti për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjermania është partnere shumë e rëndësishme dhe mbështetëse e vazhdueshme në procesin euroatlantik jetik të vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndaj dhe marrëdhëniet e shkëlqyera, të miqësisë dhe të bashkëpunimit, midis dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe zgjerohen më tej.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›