E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dita e Europës, Meta: Të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Në Ditën e Europës, Presidenti Ilir Meta e ka vënë theksin te shtimi i mëtejshëm i përpjekjeve për t’i hapur rrugën Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Qëndrojmë përkrah Ukrainës me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në Europë, dhe të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane!”, shkruan Meta në Facebook.

Duke përmendur luftën në Ukrainë, Meta uron për rikthimin sa më shpejt të paqes.

“Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë”, thotë Meta.

9 maji shënon Ditën e Europës dhe është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE./ rtsh.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›