E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rithemelimi zyrtarizon kandidaturat për kreun e PD, në garë Berisha dhe Ibsen Elezi

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi do ta garojnë përballë njëri-tjetrit më 22 maj për kreun e PD. Komisioni i Rithemelimit ka zyrtarizuar sot kandidaturat.

“Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se:

Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:

  1. Z. Sali Berisha
  2. Z. Ibsen Elezi

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike do të mbahen më 22 maj, datë e vendosur nga Kuvendi Kombëtar i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit më 30 prill./rtsh.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›