E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bajram Begaj Presidenti i ri i vendit, homologia Vjosa Osmani: Do thellojmë më tej raportet vëllazërore Shqipëri-Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj, Bajram Begajn pas zgjedhjes në krye të shtetit shqiptar.

Me një postim në Facebook, Osmani shkruan se ata do të punojnë së bashku për të thelluar edhe më tej raportet vëllazërore Shqipëri-Kosovë.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, shkruan Presidentja e Kosovës.

Bajram Begaj u zgjodh këtë të shtunë (4 qershor) Presidenti i ri i vendit me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj u propozua 24 orë më parë nga shumica socialiste në pushtet, ndërsa do të marrë zyrtarisht detyrën e lartë më 24 korrik, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›