E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi me te rinjte e Levizjes Rinore per Integrim

Të rinjtë politikanë janë e ardhmja e vendit. Kështu u shpreh kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë takimit të LRI-së në qytetin e Elbasanit. Në këtë takim Meta theksoi se të rinjtë nuk duhet të merren me të kaluarën e prindërve të tyre, por me prespektivën për një jetë më të lumtur të familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Duke u ndaluar në politikën që ndjek LSI për rininë, Meta u shpreh se “objektivi kryesor mbetet arsimimi, formimi profesional, një rini larg drogës dhe fenomeneve negative të kohës”.

Ai solli shembullin e Bashkisë së Tiranës ku shumica e të punësuarve nga kjo forcë politike janë të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim.

Në vijim Meta u shpreh se LSI bën apel për të përshpejtuar të gjithë hapat që vendi të marrë statusin e integrimit në BE. Vendi, sipas Metës, ka nevojë për vendime të rëndësishme, kur bota dhe rajoni janë goditur nga një krizë financiare.

Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›