E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta thirrje Konferences Islamike Refuzoni rezoluten serbe

Ministri i Jashtem i Shqiperise Ilir Meta u beri dje thirrje ambasadoreve te vendeve anetare te Organizates se Konferences Islamike per te mos e mbeshtetur projektrezoluten e Serbise ne OKB. Gjate nje takimi ne Nju-Jork me ambasadoret e vendeve te OKI Meta shprehu qendrimin e Shqiperise ne mbeshtetje te ceshtjes se Kosoves dhe beri thirrje per mosmbeshtetje te projektrezolutes serbe. Kryediplomati shqiptar e quajti tekstin e projektrezolutes serbe si te papranueshem konfliktual ndares dhe te demshem per rajonin e Ballkanit Perendimor dhe per vete te ardhmen e Serbise. Ministri i Jashtem Ilir Meta deklaroi se rruga e duhur qe politika shqiptare duhet te ndjeke per te ecur perpara eshte rezoluta e Parlamentit Evropian. Ai pohoi se duhet nje kompromis pasi e ardhmja e vendit ne Bashkimin Evropian eshte edhe pergjegjesi e opozites. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes zoti Meta theksoi gjithashtu se duhet nje permiresim i ligjit zgjedhor duke e cilesuar ate si rrugen drejt standardeve. Sipas tij ligji zgjedhor duhet te jete gjitheperfshires. Zoti Meta foli edhe per rezoluten e Serbise per Kosoven. Ai theksoi se Serbia duhet te kishte degjuar qe ne fillim Bashkimin Evropian. Meta vuri ne dukje se shpresonte ne kompletimin e kompromisit BE-Serbi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›