Edi Rama mbledh vendoret protesta ne vend te negociatave

Rama kryebashkiakeve te majte Organizoni protesta
Kryesocialisti Edi Rama vazhdon te ushtroje presion mbi qeverine permes rifillimit te protestave nese nuk pranon kushtet e vena per hetimin e zgjedhjeve te 28 Qershorit te 2010-es. Z.Rama mblodhi dje kreret e bashkive te cilet i porositi per nje lufte te ashper politike ndaj qeverise lsquoBerisha. Mesohet se Rama u ka kerkuar kryebashkiakeve te majte te angazhohen maksimalisht ne organizimin dhe zhvillimin e protestave ne qytete por edhe per ato ne bulevardin e kryeqytetit. Ne kushtet e mosarritjes se marreveshjes per zgjidhjen e krizes politike ne vend Partia Socialiste pritet tu rikthehet protestave ne te gjithe vendin ne kerkim te transparences se zgjedhjeve te 28 Qershorit. Dua nga ju te angazhoheni per organizimin dhe zhvillimin e protestave ne rast se negociatat deshtojne ndash u eshte drejtuar Rama kryebashkiakeve te majte. Lideri i opozites gjate takimit ka kerkuar te njihet me problemet ekonomike qe shqetesojne banoret ne qytetet ku drejton e majta. Kreret lokale kane shprehur pakenaqesi per mungesen e fondeve nga qeveria te cilat sipas tyre kane sjelle mosrealizim te projekteve te ndryshme. Dy dite me pare Rama mblodhi edhe aleatet e koalicionit opozitar ku diskutoi per keto zgjedhje dhe per situaten e krizes politike ne vend. Takimet e bera nga kryetari i opozites kane ardhur pikerisht pas vendosjes se dates zyrtare te zgjedhjeve te ardhshme lokale nga Presidenti i Republikes Bamir Topi.