E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Pa mbreterine e Zogut pavaresia nje iluzion

Berisha kerkon ridimensionimin e figures se Ahmet Zogut

Duke kerkuar qe 100-vjetori i pavaresise ta gjeje vendin me Parlament dhe stadium te ri Kryeministri Sali Berisha ka kerkuar njeherazi edhe ridimensionimin e figures se Ahmet Zogut. Gjate mbledhjes se qeverise Berisha vleresoi rolin e Ismail Qemalit ne pavaresine e vendit por shtoi se pa Mbreterine e Zogut ajo do te ishte thjesht nje iluzion. Ndertimi i ketyre veprave dhe i disa te tjerave ne qytete te ndryshme te vendit perfshire dhe Vloren do te ndiqet nga nje komision qeveritar. Ndersa ne rrafshin historik sipas Kryeministrit Berisha eshte i domosdoshem ridimensionimi i figures se Mbretit Ahmet Zogu si nje kusht moral per te vendosur te verteten historike ne piedestalin qe meriton si themelues i shtetit modern shqiptar qe konsolidoi ne menyre perfundimtare pavaresine e tij.

Ne kete kontekst ridimensionimi i figures dhe personalitetit te Mbretit Zog eshte nje kusht moral i madh per te vendosur te verteten historike ne piedestalin qe meriton. E verteta historike eshte se ai erdhi ne pushtet me zgjedhje. Ai erdhi me zgjedhje per te shpetuar vendin e tij por Ballkani i mbreterive nuk mund te toleronte regjime demokratike te zgjedhura. Ndaj e minuan nga te gjitha anet per tu rikthyer pastaj dhe vendosur mbreterine ne kete vend. Theksova kete moment se pa mbreterine mbase pavaresia do te kishte qene nje akt iluziv i paqendrueshem - tha Berisha. Sipas tij ishte Zogu I mbreti i pare i shqiptareve ai qe beri qe pavaresia te realizonte qellimin e saj shtetin e ri e te pavarur te Shqiperise. E nisi si republike i nderhyne me pyka dhe te tjera por tregoi trimeri e vendosmeri te madhe dhe hodhi themelet e nje shteti shqiptar me te njejtat standarde ne mos edhe me te mira sesa simotra te tjera mbreteri ballkanike.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›