Ndermarrjet shteterore miratohet procedura e shitjes se truallit

Shitja pas verifikimeve nga AKKP-ja dhe Hipoteka
Subjektet apo individet qe kane privatizuar ndermarrjet apo shoqeri shteterore tashme mund te behen dhe pronare te truallit mbi te cilin jane ndertuar keto objekte. Qeveria ka miratuar nje vendim ku percaktohet procedura e sakte per privatizimin e truallit. Vendimi parashikon ne menyre te detajuar dhe dokumentacionin qe duhet te paraqesin subjektet e interesuar por dhe verifikimet perkatese qe duhet te behen nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Prones per te vertetuar gjendjen e truallit.
Vendimi
Qeveria ka miratuar dje vendimin per percaktimin e kritereve dhe te procedurave te shitjes se trojeve ne perdorim siperfaqe te domosdoshme dhe shtese funksionale te ndermarrjeve shoqerive apo te objekteve shteterore te vecuara te privatizuara dhe te ndertesave te ndertuara ne baze te lejeve te ndertimit. Sipas vendimit shitja e trojeve do te kryet nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave. Personi fizik apo juridik privat i cili do te bleje truallin e ndermarrjes ose te objekteve qe kane privatizuar me pare apo ndertuar sipas lejeve te ndertimit ne perputhje me percaktimet e ketij vendimi duhet te paraqese ne dy kopje ne DASHPP-ne keto dokumente a Kerkesen me shkrim per blerje te truallit b Vertetimin hipotekor certifikaten e pronesise te noterizuar nese ka kartelen e pasurise etj. per objektin te leshuar nga zyra vendore e regjistrimit te pasurive te paluajtshme si dhe harten treguese te pasurive te paluajtshme ne zonen perkatese nese eshte e perditesuar jo me vone se 15 pesembedhjete dite nga data e paraqitjes se kerkeses c Fotokopjen e noterizuar te kontrates se shitjes se objektit apo te ndermarrjes leshuar nga ish-Agjencia Kombetare e Privatizimit ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit te Ndermarrjeve Bujqesore Ministria e Financave Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike dhe nga ndermarrjet perkatese perpara krijimit te agjencive si dhe fotokopjen e noterizuar te genplanit apo te planimetrise se objektit ne castin e privatizimit c Kopjen e noterizuar te lejes se ndertimit genplanin e miratuar sipas lejes se ndertimit per rastet e objekteve te ndertuara ne baze te lejeve te ndertimit te leshuara nga komitetet pluraliste te keshillave te rretheve ne periudhen e funksionimit te tyre dhe d Deklaraten noteriale ne 2 dy kopje origjinale qe verteton se nuk ka proces gjyqesor per objektin dhe truallin perkates. Kjo drejtori i kerkon AKKP-se dhe Hipotekes te konfirmojne statusin e truallit cmimin perkates te shitjes te percaktuar ne harten e cmimeve ne zbatim te vendimit nr. 183 date 23.4.2005 dhe harten treguese me te dhenat e nevojshme gjeografike per zonen perkatese nese ato jane te perditesuara. Te gjitha keto procedura duhet te zhvillohen brenda afateve te percaktuara saktesisht 10 dite nga data e paraqitjes se kerkeses se percaktuar ne shkronjen a te pikes 3 te ketij vendimi per rastet kur privatizimet jane kryer nga ish-Agjencia Kombetare e Privatizimit dhe deget e saj ne rrethe nese dosja e privatizimit gjendet e rregullt dhe 7 dite nga data e mberritjes perkatesisht te dokumentacionit te privatizimit nga drejtorite rajonale te bujqesise ushqimit dhe mbrojtjes se konsumatorit per privatizimet e kryera nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit te Ndermarrjeve Bujqesore dhe te dokumentacionit te dhenies se lejes se ndertimit nga organet e pushtetit vendor ku jane te depozituara dokumentacionet perkatese per keta objekte. AKKP duhet te jape pergjigje brenda 15 diteve nga marrja e kerkeses ndersa hipoteka brenda 7 diteve. Ne baze te perfundimeve te ketij verifikimi percaktohet shitja e truallit dhe lidhja e kontrates.
Organet e qeverisjes vendore apo cdo organ tjeter shteteror me te cilet subjektet kane lidhur kontrate qiraje per truallin ne perdorim brenda 7 shtate diteve nga data e marrjes se kerkeses nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave i percjellin kesaj drejtorie vertetimin nese subjekti kerkues ka paguar qirane e truallit. Vendimi sakteson se vlera e qirase se tokes e arketuar prane organeve te qeverisjes vendore apo organeve te tjera shteterore me te cilat subjektet kane lidhur kontrate qiraje do te shkoje 70 ne buxhetin e shtetit dhe 30 per organet e qeverisjes vendore apo organi shteteror perkates. Pas verifikimeve DASHPP njofton personat e interesuar per pagesen e vleres se truallit e cila kryet vetem me leke dhe brenda 30 diteve pas leshimit te pervec rasteve qe parashikohen ne ligjin nr. 10270 date 22.4.2010 Per te drejten e privatizimit te truallit shteteror ne perdorim dhe per taksen mbi te drejten e perdorimit te tij. Te ardhurat e arketuara nga shitja e truallit kalojne 100 per buxhetin e shtetit. Kur ish-pronari i truallit eshte bere pronar i objektit duke perdorur te drejten e parablerjes trualli kalon ne favor te tij pa shperblim. Ndersa kur ish-pronaret e truallit nuk kane perfituar objekt ne trojet ish-prone e tyre u lind e drejta e kompensimit fizik. Kur objekti eshte me dy a me shume kate dhe ne te ka disa pronare atehere shitja e truallit te behet ne bashkepronesi sipas pjeseve takuese. Nderkohe qe subjektet qe kane bere kerkesen per privatizimin e truallit ne perdorim siperfaqe te domosdoshme perpara dates 7.6.2010 do te vazhdojne proceduren per privatizimin e tij sipas procedurave te percaktuara ne kete vendim por me kusht qe te perseritet kerkesa vetem per menyren e realizimit te pageses se vleres se truallit brenda dates 7.6.2011.
Shitja e trojeve shtese te ardhurat per ish-pronaret
Vendimi i djeshem i ekzekutivit parashikon gjithashtu se te gjitha te ardhurat qe do te sigurohen nga shitja e aty qe konsiderohen si trojeve shtese te ndermarrjeve shoqerive apo objekteve te vecuara shteterore te privatizuara do te shkoje per llogari te kompensimit financiar te ish-pronareve. Trualli shtese funksional nenkupton truallin qe ndodhet brenda ose jashte vijave kufizuese te territoreve te njesive te qeverisjes vendore qe kerkohet nga pronaret e ndermarrjeve te objekteve apo shoqerive me kapital te perbashket dhe te shoqerive aksionare te privatizuari prej tyre per zgjerim sherbime apo ristrukturim te veprimtarise dhe qe ne baze te rregullave urbanistike te konfirmuara nga zyrat e urbanistikes ne prefekturen e qarkut perkates nuk mund te perdoret nga nje person tjeter. Edhe per shitjen e ketyre trojeve ngarkohet Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave. Keto troje para se te shiten duhet te plotesojne disa kritere a Te jene ne pronesi te shtetit dhe te patransferuara ne inventarin e njesive te qeverisjes vendore ne baze te ligjit nr. 8744 date 22.2.2001 Per transferimin e pronave te paluajtshme publike te shtetit ne njesite e qeverisjes vendore te ndryshuar dhe b Te jene te perfshira brenda nje pasurie te paluajtshme ne pronesi te kerkuesit apo edhe te personave te tjere te perfituar nga privatizimi qe rrethon apo lidh dy a me shume pasuri te paluajtshme dhe ne kete rast tjetersimi te behet ne bashkepronesi. Edhe ne kete rast shitja behet pas verifikimeve nga AKKP dhe Hipoteka. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave u dergon per verifikim brenda 10 diteve nga data e mberritjes se kerkeses Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Prones dhe Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme genplanin e siperfaqes ne castin e privatizimit genplanin e siperfaqes se kerkuar per tu blere dhe harten treguese ndersa Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Prones dhe Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme brenda 30 diteve nga data e marrjes ne dorezim te kerkeses nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike duhet te kryejne verifikimin e hollesishem te ketij dokumentacioni per te vertetuar se trualli qe kerkohet te shitet nuk eshte i kthyer me vendim te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe eshte ne pronesi te shtetit. Shitja e truallit shtese funksional kryhet vetem me leke dhe te ardhurat e realizuara nga kjo shitje i kalojne Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Prones per llogari te kompensimit financiar te ish-pronareve - parashikohet ne vendim. Behet gjithashtu shfuqizimi i vendimeve te Keshillit te Ministrave nr. 98 date 27.1.2009 Per kriteret dhe procedurat e shitjes se trojeve te ndermarrjeve shteterore apo te objekteve shteterore te vecuara te privatizuara dhe nr. 648 date 11.6.2009 Per percaktimin e kritereve dhe te procedurave te shitjes se trojeve shtese funksionale te ndermarrjeve apo te objekteve shteterore te vecuara te privatizuara per llogari te fondit te kompensimit financiar si dhe udhezimet ne zbatim te tyre.