E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, thirrje Ramës: Prano zgjidhjen kushtetuese

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëkohësisht zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, apelon që opozita të respektojë Kushtetutën dhe të pranojë si zgjidhje të ngërçit atë çfarë ofron ajo. Sipas Metës, respektimi i transparencës dhe i Kushtetutës së vendit qëndron në radhë të parë. Është e papranueshme për një kryetar partie që të thotë se lirinë nuk e çon në Kushtetuese, këto veprime çojnë në një rrugë të gabuar, e cila nuk ka lidhje me rrugën demokratike ku vendi duhet të ecë dhe të respektimit të Kushtetutës së të gjithë shqiptarëve, - apeloi më pas kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së mbajtur në forumin e Lëvizjes Rinore për Integrim, shprehu keqardhje për grevën e urisë së socialistëve. Është e drejta e tyre të zgjedhin këtë formë ekstreme të sakrificës për pretendimet që ata kanë, por kjo nuk më ndalon dot mua që ti ftoj përsëri të jenë bashkëpunues dhe për dialog me mazhorancën, për të realizuar të gjitha pretendimet e tyre. Duke rikujtuar më pas: Midis të gjithë qytetarëve shqiptarë, është bërë një kontratë e përbashkët, që është Kushtetuta, e votuar në mënyrë absolute nga të gjithë shqiptarët e ndaj duhet të respektohet edhe mesazhi i komunitetit ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›