E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta vizitë zyrtare dyditore në Prishinë

Gjatë qëndrimit të tij dy ditor, ministri i jashtëm Meta do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh.

Përpos takimit të punës me ministrin Hyseni dhe nënshkrimit të një protokolli të bashkëpunimit midis dy ministrive, ministri Meta do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, përfaqësues të partive politike, minoriteteve etj.

Nesër (25 nëntor), delegacionet e kryesuara nga ministrat Hyseni dhe Meta do të mbajnë një takim pune. Pas këtij takimi, ministrat Hyseni dhe Meta do të nënshkruajnë Protokollin e Bashkëpunimit midis dy ministrive.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›