Shqipëria dhe Italia partneritet strategjik
Ambasadori Bova vlerësoi ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shqipëri vitet e fundit.
Në takim, u diskutua nisma e fundit e të dy qeverive për përgatitjen e partneritetit strategjik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, i cili parashikon ngritjen në një stad të ri edhe më të lartë e më të konsoliduar të marrëdhënieve të ngushta e të shkëlqyera midis dy vendeve dhe dy qeverive dhe bashkëpunimit shumë dimensional midis dy vendeve.
Partneriteti strategjik, i cili pritet të lançohet nga dy kryeministrat Berisha dhe Berluskoni në fillim të vitit 2010, përfshin organizimin e samiteve të niveleve më të larta politike në mënyrë të përhershme e periodike, forumeve ekonomike, eventeve kulturore dhe artistike, të mbështetura nga një kuadër edhe më i gjerë dhe i sofistikuar ligjor dhe institucional, i cili do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të miqësisë dhe lidhjeve të ngushta ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe do të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh ekonomik, tregtar, në fushën e turizmit, mbrojtjes së mjedisit, kulturës, në fushën e mbrojtjes etj.
Gjithashtu, partneriteti strategjik merr parasysh angazhimin e të dy vendeve për të intensifikuar kontributin e tyre në të gjitha nismat me karakter rajonal. Në takim u shpreh edhe një herë interesi i madh i të dy vendeve për projektin e rëndësishëm infrastrukturor të Korridorit 8-të, i cili do të sillte një kontribut të ri në zhvillimin ekonomik, në rritjen e shkëmbimeve tregtare e të gjithanshme ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe do të forconte miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve të këtyre vendeve.