Meta vlerëson punën e Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale
Gjatë këtij takimi, z. Meta vlerësoi punën e deritanishme të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale në realizimin e objektivave të politikës rajonale të Shqipërisë, duke veçuar këtu punën me përkushtim të Drejtorit të Përgjithshëm gjatë kësaj kohe, z. Ilir Tepelena.
Në këtë kontekst, z. Meta vlerësoi promovimin e z. Tepelena si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Belgjikë dhe Luksemburg, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe me këto dy vende të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, z. Meta shprehu besimin se puna e Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale do të njohë rezultate të reja me emërimin e z. Mal Berisha si Drejtor i ri i Përgjithshëm, i cili deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të së Drejtës Ndërkombëtare dhe çështjeve Konsullore në MPJ. Më parë, z. Berisha ka shërbyer si Drejtor i Evropës në MPJ dhe si Konsull i Përgjithshëm në Stamboll.