E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda:Të zbardhet pasuria e Ramës

Deklarata e pasurisë se kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama që e cilësonte si një njeri të varfër është një paturpësi, para qytetarëve të Tiranës si dhe të gjithë Shqipërisë. Kështu është shprehur deputetja e PD-së Mesila Doda në një konferencë për shtyp duke theksuae se PD-ja denoncon mashtrimin e kryetarit të partisë së miliarderve.

Ajo e ka cilësuar kreun e PS, si më të korruptuarin në kontinent dhe fshehja e pasurisë së tij duhet të zbardhet.

Sipas Dodës, Rama paturpësisht rreket të bëjë të besojë popullin e majtë dhe të djathtë se është i varfër dhe se betejën e tij për pushtet nuk ka çfarë të humb tjetër veç prangave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›