Borchardt: Zgjidhni ngërçin politik

Kur duket se situata politike në Shqipëri, po hyn në një tjetër fazë, ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt bën thirrje për zgjidhje dhe plotësim të kushteve për liberalizimin e vizave.
Nga Gjirokastra ku zhvilloi disa takime dhe mbajti një fjalim për integrimin, Borchardt kërkoi nga politika shqiptare të zgjidhë ngërcin politik të krijuar në vend prej kohës dhe të lënë pas mos marrveshjet e lindura pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ndërsa duke u ndalur te procesi i liberalizimit të vizave,Borchardt ka ripërsëritur se Shqipërisë i janë caktuar disa kushte dhe kritere të cilat duhen plotësuar. Gjatë qëndrimit në Gjirokastër Borchardt pati takime dhe me drejtues vendorë.