Vasili, pergjegjes per analizen e 28 qershorit
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, u caktua dje si ndjekes i axhendes se analizave, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve te 28 qershorit, qe do te perfundojne ne dhjetor te ketij vitit, per te hyre me pas, ne nje analize te qarte ne periudhen e zgjedhjeve brenda LSI-se deri ne pranveren e vitit te ardhshem. Ky eshte vendimi i marre nga Komiteti Drejtues Kombetar i LSI-se, i cili u be dje i ditur nga kryetari i kesaj partie Ilir Meta. Gjithashtu, ai shprehu bindjen se LSI do te duhet te ece paralelisht me axhenden e qeverisjes se vendit dhe afirmimin e metejshem te LSI-se si nje force serioze ne koalicionin qeverises. "Do punohet per organizmin tone, te strukturave tona te permiresimit te tyre, te zgjerimit te LSI-se, pasi sfidat ku ne do te ballafaqohemi me qytetaret jane te aferta duke nisur qe nga ato te zgjedhjeve vendore", vleresoi Meta. Ai siguroi se pjesemarrja e LSI-se ne kete koalicion qeverises jo vetem do jete e suksesshme, por do t'i beje te gjithe anetaret dhe simpatizantet e tyre qe te ndjehen krenare per nje vendim historik, qe kane marre ne nje moment kur duhej shume kuraje politike dhe shume qytetari.