Meta:15 marsi, fushata për largimin e Berishës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u shpreh në një konferencë për shtyp se me rastin e 1 vjetorit të Tragjedisë së Gërdecit, të gjithë opozitarët do të bashkohen nën moton: "Berisha Ik". Ju bëj thirrje jo vetëm anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI, por të gjithë opozitarëve, që në 15 Mars të gjithë të bashkohemi nën moton: "Berisha Ik", pasdite në hapësirën mes sheshit "Nënë Tereza" dhe Kryeministrisë, për të nisur fushatën e largimit të Sali Berishës nga drejtimi i Qeverisë së vendit theksoi Meta.