GJK: Nis gjyqi ndaj Zamir Podës

Ka nisur gjyqi ndaj Zamir Podës në Gjykatën Kushtetuese , ku 30 deputetë kanë ngritur akuzën se Tola nuk ka marrë votat e duhura në parlament për tu emeruar si antar i Gjykatës së Lartë. Nga ana e deputetëve pretendohet se sekretariati i parlamentit pasi ka bërë publik pëlqimin e parlamentit për Zamir Podën, ka dalë dhe ka thënë se për shkak të lodhjes nuk ishte i vërtet lajmi. Debati është zhvilluar në bazë të koncepteve të shumices, për të përcaktuar nëse numri i votave ka qënë i mjaftueshem për miratimin e Zamir Podës, anëtare të Gjykatës së Lartë . Sipas përfaqësuesit juridik të kuvendit Lulëzim Lelçaj, i gjithë problemi i këtij votimi ka ardhur nga një lodhje njerëzore, atë ditë në sallën e Kuvendit, dhe nuk asnjë gabim kushtetues ndaj Zamir Podës. Më tej Lelçaj këmënguli se GJK as kishte në kompetencë të gjykonte veprimtarinë e Kuvendit dhe as të shprehej për rregulloren e Kuvendit.