Braçe: Qeveria ka vënë në funksion sistemin tenderfitues, jo rrugëbërës
Nënkryetari i PS, Erion Braçe deklaroi se qeveria abuzon me tenderat. Sipas tij, është konstatuar ekzistenca, funksionimi dhe përfitimi i një sistemi të paligjshëm, që prodhon tenderfitues, por jo rrugëbërës. Biznesmenë të qeverisë, të cilët pasi fitojnë tenderat kanë krijuar tregun e shitjes së kontratave marramendëse të firmosura nga qeveria për ta, u shpreh Braçe. Ai bëri të ditur se përfshirja në këtë sistem i një ortakërie të qartë mes klientëve politiko-ekonomike të qeverisë me serbë të njohur e të panjohur, persona fizik apo shoqëri pa identitet apo me identitet të zi në rajon, të cilët kanë marrë kontrata në miliona euro nga qeveria e kanë dështuar në rrugëbërje. Braçe deklaroi se opozita ka konstatuar mosmbulimin me para publike të një numri shumë të madh projektesh publike të nisura për qëllime të qarta elektorale vetëm tani 3 muaj para skadimit të mandatit.
Nënkryetari Braçe ka përmendur punët në dy akse, Plepa-Rrogozhinë dhe Fushë Krujë-Milot. Sipas tij, për vitin 2008 ka 0 lekë në tabelat buxhetore depozituar në kuvend, ndërsa për 2009 ka respektivisht nga 1 milion usd ose 100 milionë lekë të reja pasqyruar po në tabelat buxhetore të depozituara në kuvend. Ai tha se gjendemi përballë një skeme të qartë e të paligjshme të kryerjes së tenderave pa patur në dispozicion fonde në buxhetin e shtetit të vitit 2009. Braçe bëri të ditur se për këtë shkak, të copëtimit të segmenteve në shumë lote që i korrespondojnë 1 deri në 2 km e shkojnë deri në 10-12 të tilla për çdo segment në ndërtim. Gjithashtu deklaroi Braçe, të hyrjes në borxh të shtetit tek kompanitë private të cilat prej 3-4 muajsh i detyrojnë të punojnë me paratë e tyre, duke i zhytur dhe ato në vështirësi financiare përtej vështirësive të krizës që po i godet. Sipas Braçes, abuzimi është i dukshëm edhe në çmimet, kostot dhe cilësinë në ndërtimin e akseve të rëndësishme rrugore. Braçe deklaron se vetëm 4 km, nga Plepat në Golem është ndarë në 3 lote nga 1250 m kushtojnë sipas tabelave 13 milionë usd, ose mbi 3 milion usd për km, kur gjithë rruga aktuale prej 28 km ka kushtuar vetëm 20.5 milion euro. Sipas tij, abuzimi shtohet dhe më shumë kur projektet po deformohen në mënyrë skandaloze për qëllime abuzive elektorale e klienteliste. Gjithashtu bën të ditur Braçe, rruga hyrëse në Kavajë është bërë me dredha për shkak të distributorit të karburantit të një prej ofiqarëve më të lartë të Sali Berishës në Kavajë.