E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë: Meta: garantojmë më shumë mbështetje për të rinjtë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një takimi ditën e djeshme në qytetin e Korçës me të rinjtë e qytetit dhe të Lëvizjes Rinore për Integrim në nivel qarku. Meta tha se kjo lëvizje politike ka strategji të qarta për punësimin e të rinjve. E ardhmja e vendit dhe kombit tonë kërkon më shumë hapësira për të rinjtë në vendimarrje. Ne do të veprojmë për të krijuar një sistem edukues, që t'u sigurojë të rinjve tregun e punës dhe garantojë punësimin e studentëve që diplomohen në univeristetet tona, tha Ilir Meta. Ai iu referua në Korçë dhe deklarimeve të fundit të bëra nga përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke thënë se duhen marrë masa në kohë për të përballuar krizën ekonomike që pret vendin tonë. Sipas kreut të LSI, kjo lëvizje politike ka aftësitë për të menaxhuar krizat dhe për të nxjerrë vendin nga situatat negative në sektorin e ekonomisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›