Meta:Shqiptarët e meritojnë antarësimin në NATO
Autori i Lajmit: Red.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Partisë Laburiste, e cila u zhvillua në Bournemouth të Anglisë.Zyra e Shtypit pranë LSI-së, bëri të ditur dje se gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë Konferencë,Meta u takua edhe me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë, David Miliband, ku çështja e Kosovës ishte tema kryesore gjatë bisedës midis tyre.Meta theksoi domosdoshmërinë për të finalizuar zgjidhjen, bazuar në planin e Presidentit Ahtisari, si një zgjidhje që garanton stabilitet në Kosovë dhe rajon. Edhe z.Miliband u shpreh nga ana e tij, se Plani Ahtisari duhet të jetë baza e zgjidhjes. "Ne jemi për Ahtisari plus dhe jo Ahtisari minus", theksoi Sekretari i Jashtëm britanik, Miliband.
Po kështu Kreu i LSI, u takua edhe me Sekretarin e Mbrojtjes së Britanisë, Des Braun. Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit folën për mundësitë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Meta u shpreh se shqiptarët e meritojnë anëtarësimin në NATO, pasi ata kanë qenë përkrah Aleancës si gjatë kapërcimit të krizave në rajon, ashtu edhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Ndërkaq, gjatë pjesëmarrjes në konferencën e laburistëve, Kryetari i LSI, Meta, zhvilloi një takim edhe me ministrin britanik për Zhvillim, Dagllas Aleksandër. Gjithashtu një takim zoti Meta zhvilloi edhe me liderin e demokratëve të majtë të Italisë, Piero Fasino. Gjatë këtij takimi Meta dhe Fasino folën gjerësisht për forcimin e bashkëpunimit midis dy forcave politike.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2007