E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria do ndërmarrë çdo reformë për anëtarësim në NATO

Autori i Lajmit: Red.Koordinatori Kombëtar për Çështjet e NATO-s, Glori Husi, gjatë vizitës së zhvillur dje, në krye të një delegacioni, në selinë e NATO-s, në Bruksel, prezantoi para Komitetit të Lartë Politik të Përforcuar të NATO-s dokumentin e ciklit të 9-të të Programit Kombëtar Vjetor, në kuadër të Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO (MAP).Në fjalën e tij,Husi u ndal në reformat e ndërmarra nga Qeveria dhe progreset e bëra, në kuadër të integrimit në NATO.“Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe BE mbetet një nga prioritetet kryesore kombëtare dhe ka mbështetjen e të gjitha partive politike shqiptare dhe të mbi 94 përqind të qytetarëve shqiptarë”, theksoi ndër të tjera Koordinatori Kombëtar për Çështjet e NATO-s.Më poshtë po japim të plotë fjalën e zotit Husi para Komitetit të Lartë Politik të Përforcuar të NATO-s.
“Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe BE mbetet një nga prioritetet kryesore kombëtare dhe ka mbështetjen e të gjitha partive politike shqiptare dhe të mbi 94 përqind të qytetarëve shqiptarë.
Samiti i Rigës i dërgoi dy mesazhe të qarta vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e Aleancës: një mesazh inkurajimi dhe mbështetjeje, për të cilin falënderojmë NATO-n dhe gjithë anëtarët e saj, si dhe një mesazh që ftesa për anëtarësim do të varet nga performanca e këtyre vendeve.Gjatë vizitave të tij në Këshillin e Atlantikut të Veriut, në nëntor 2005 dhe maj 2007, Kryeministri shqiptar,Sali Berisha, e siguroi dhe një herë Këshillin se shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për përfitimet që do të kenë nga anëtarësimi në NATO, por janë edhe të ndërgjegjshëm për detyrimet, që lidhen me këtë anëtarësim. Kryeministri Berisha i konfirmoi Këshillit vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe për të paguar çdo çmim, në mënyrë që Shqipëria të plotësojë të gjitha standardet dhe kërkesat për të merituar ftesën për anëtarësim në NATO.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›