Meta:Të rinisin hetimet për 9 Janarin

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta kërkoi nga qyteti i Shkodrës, zbardhjen e tragjedisë së 9 janarit 2004, ku humbën jetën 28 persona, përndryshe kërcënon me protesta popullore. Këtë deklaratë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka lëshuar teksa vizitonte 3 familjarët e viktimave të tragjedisë që kanë hyrë në grevë urie. Meta garantoi grevistët se do të kërkojë takim me Presidentin, Bamir Topi dhe Avokatin e Popullit për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie ende të mistershme që ndryshoi jetët e 28 familjeve. Gjatë takimit me familjarët që ndodhen në ditën e 4 të grevës. Kreu i LSI ka kërcënuar se në rast se institucionet nuk do reagojnë atëherë forca e tij politike do tu kërkojë shqitarëve të zbresin në shesh për të protestuar. Natën e 9 janarit 2004 humbën jetën 28 persona, ndërsa trupat e 8 prej tyre nuk u gjetën kurrë.