E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalla: Partia e Topit, pa vizion dhe me program fiktiv Eva Gjura

Per mazhorancen, krijimi i partise me te re "Fryma e re Demokratike" nuk ka sjelle asnje risi ne klasen politike, pasi kjo force i eshte bashkangjitur morise se partive politike, te cilat nuk kane ndonje peshe elektorale. Deputeti i Partise Demokratike Osman Metalla, gjate nje prononcimi per "Koha Jone", eshte shprehur se krijimi i partise me te fundit politike nuk eshte ndonje shqetesim per ta. Ai deklaron se, as me shume e as me pak dhe kjo parti, do ti bashkengjitet inflacionit te partive politike dhe programeve fiktive ashtu sic ka ndodhur me shume parti te tjera. Ne lidhje me pyetjen se cfare te reje shikonte tek programi i kesaj force politike, deputeti Metalla, u shpreh se nuk kishte asgje te re. "Me kete inflacion partish e programesh politike te pakten ne programet e te gjitha partive qe tashme jane aktive ne skenen politike shqiptare nuk ka ngelur formalisht ndonje problematike e paprekur apo e pashkruar qe ta gjenim tek FRD-ja", u shpreh deputeti i PD-se Metalla. Ndaj ka shtuar ai mund te them me bindje se "edhe ne programin e paraqitur nga ana e partise se re, e cila pritet te drejtohet nga z.Topi, nuk eshte se u paraqit ndonje risi apo zhvillim i padegjuar me pare". Per deputetin e mazhorances ceshtja nuk eshte tek ajo se cfare shkruhet ne program, por sa i zbatueshem eshte ai. "Ceshtja eshte se cfare shkruhet ne program dhe ne vizionin e njerezve te cilet do ta inplementojne kete program", tha Metalla. Me tej ai ka shtuar se gjithcka qe paraqitet si fryme e re, vihet ne gojet e vjetra te po atyre politikaneve qe kane qene aktiv ne politike dhe nuk kane bere asgje. "Pothuaj te gjithe ata qe jane sot ne frymen e re nuk eshte se jane politikane te paperfshire ne politike, perkundrazi jane politikane qe edhe aktualisht kane pushtet politik, por per fat te keq ne asnje kohe nuk bene ndonje gje per tu mbajtur mend", u shpreh Metalla. Krijimi i partise se re FRD-ja u be publike nga deputeti i qarkut te Durresit Gazmend Oketa, ne fillim te javes. Oketa prezantoi disa nga drejtuesit dhe programin e kesaj force politike. Megjithese krijimi i kesaj force politike eshte bere me disa nga emrat e larguar tashme nga PD-ja, per mazhorancen nuk eshte aspak shqetesues ky fakt. Deputetja e PD-se Doda pak dite me pare u shpreh se FRD-ja ende nuk eshte nje force politike zyrtare, pasi ajo nuk ka mbledhur akoma firmat e duhura dhe per rrjedhoje nuk eshte regjistruar ende ne gjykate. Lidhur me kete ajo ka dashur qe opinioni publik te sqarohet se, FRD akoma eshte nje grupim, por jo force politike zyrtare, pasi e tille behet vetem pas regjistrimit sipas ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›