E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret shtojne depozitat, Leku me i preferuari Eglantina Nasi



Shqiptaret po i shtojne gjithmone e me shume depozitat e tyre prane bankave te nivelit te dyte. Nje dukuri e tille vihet re nga shifrat me te fundit te publikuara prej Bankes se Shqiperise per tre muajt e pare te ketij viti. Sipas tyre, depozitat kane njohur nivele rritese gjate kesaj periudhe, krahasuar me fundvitin e kaluar, por edhe nga muaji ne muaj. Duke folur ne kete menyre per nje tendence te shtimit te metejshem te kursimeve nga ana e qytetareve shqiptare, kliente te bankave. Nderkaq, bie ne sy gjithashtu, se monedha e preferuar prej tyre per t'i ruajtur kursimet e tyre, eshte ajo vendase, Leku. Kurse sa u perket monedhave te huaja, evropiania Euro, mbetet kryesorja qe zgjidhet prej tyre per te caktuar nje depozite bankare. Perballe saj, monedha amerikane, Dollari, duket se po njeh gjithmone e me shume, nivele renese te perzgjedhjes per depozitat e klienteve shqiptare te bankave. Madje, ai rezulton mjaft i dobet edhe ne vete nivelin progresiv me te cilin kane ecur depozitat gjate tre muajve te pare te vitit 2012. Keshtu, ndryshe nga depozitat e perzgjedhura ne Leke, apo Euro, ato me afat ne monedhen amerikane, kane njohur nje renie te tyre. Konkretisht, te dhenat e Bankes se Shqiperise, referojne, se ecuria e tyre ka qene prej 422 milione dollaresh depozita ne muajin janar, 426 ne muajin shkurt dhe 408 ne muajin mars. Nga ana tjeter, renie kane shenuar edhe depozitat ne dollare sipas afateve te caktuara. Saktesisht, ato 1-mujore, nga 38 milione dollare qe kane qene ne muajin janar, rane ne 37 ne shkurt dhe 32 ne mars. Per te vijuar me depozitat 3-mujore ne dollare, qe kane njohur nje ecuri regresive prej 67 milione ne janar, 66 ne shkurt dhe 65 te tilla ne mars. Dukuri e cila ne fakt eshte vene re me tej, edhe ne depozitat me afat me te zgjatur per monedhen amerikane, sic jane ato 1-vjecare. Perkatesisht, ato kane qene 217 milione dollare ne janar, 221 ne muajin shkurt dhe 210 ne muajin mars. Te gjitha keto shifra, tregojne qarte sesi monedha amerikane, fale edhe luhatjes qe peson shpesh ne tregun e kembimit valutor, por edhe renies se saj perballe monedhes evropiane, po preferohet gjithmone e me pak nga klientet shqiptare te bankave te nivelit te dyte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›