Policia kthen dhjetera persona nga Muriqani
Persona të cilët nuk i plotësojnë kushtet dhe nuk njohin rregullat e udhëtimit për në zonën shengen, kthehen nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit mësohet se kanë qenë dy familje të zonës së Nënshkodrës të cilat janë kthyer nga kjo pikë kufitare pasi me vete posedonin bileta fluturimi për në Suedi nga aeroporti i Podgoricës.
Ndërkaq lajme në media flasin se gjatë këtyre ditëve janë kthyer rreth 50 persona kryesisht djem të rinj, të cilët nuk janë lejuar të kalojnë në Mal të Zi, drejt shteteve tjera të zonës Shengen. Lajmet flasin për mjaft të interesuar nga zona e nënshkodrës që tentojnë të udhëtojnë drejt Suedisë. Por për këtë prokuroria dhe policia e Shkodrës, kanë nisur një hetim pasi dyshojnë se kanë të bëjnë me një mashtrim të agjensive të udhëtimit në Mal të Zi dhe në Serbi