E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama hap garen e FRESSH: Duhet nje politike e re Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka kerkuar dje nga te rinjte e Forumit Rinor Eurosocialist, qe te sjellin nje fryme te re ne politiken shqiptare. I pranishem ne hapjen e gares per kreun e ri te forumit rinor, Rama ka theksuar se vendit i duhet vizion dhe njerez te rinj qe te punojne per integrimin e tij ne Bashkimin Europian. "Duam nje Rilindje Shqiptare, jo nje rrenim te metejshem te Shqiperise, duam punesim, taksim te ndershem, arsim sipas merites dhe shendetesi sipas nevojes, nje fshat qe zhvillohet. Duam nje Shqiperi europiane, jo nje Shqiperi qe behet gazi i botes. Per kete Shqiperi na duhet dhe nje FRESSH i ri, na duhet ti japim se bashku forme nje politike te re, ku te gjithe perfshiheni ne emer te endrrave" tha kreu i Partise Socialiste. Ne fjalen e tij, Rama eshte ndalur dhe ne simboliken e 5 Majit, duke theksuar se ata qe kane dhene jeten per vendit, kane qene njerez te rinj kane sakrifikuar per nje Shqiperi me te mire. "Sot eshte dita qe kujtojme te reja e te rinj qe kishin nje enderr te madhe sa liria e munguar, sa te drejtat e mohuara, sa atdheu i cliruar per nje te keqe qe kishte marre peng boten. Shqiperia i perulet atyre qe iu kundervune te keqes me forcen e endrres se tyre. Shqiptaret fituan pjesen e tyre duke treguar se asgje nuk eshte e pamundur kur perpjekja per liri bashkon njerezit e zakonshem. Ajo qe nuk nderron eshte aspirata e njeriut per me shume liri, te drejta, mireqenie, ndaj sot ne kete 5 maj te vitit 100 te pavaresise, eshte dita e duhur per te reflektuar per Shqiperine qe kemi dhe per te folur per ate qe duam", u shpreh kreu i selise roze. Dje selia roze ka nisur dhe zyrtarisht fushaten per zgjedhje e kreut te ri te FRESSH. Ne gare marre pjese gjashte kandidat te cilet kane shpalosur dhe programin e tyre per drejtimin e nje prej forumeve me te rendesishem ne vend. Ne gare marrin pjese koordinatorja aktuale e forumit Elisa Spiropali, Erlis Hoxha, Artur Micko, Joleza Koka, Juxhin Cela dhe Maria Myridinas. Te gjashte kandidatet kane theksuar pikat kryesore ku do te angazhohen. Pas prezantimit te platformave ata do te nisin turin e tyre elektoral ne te gjithe Shqiperine per kryetarin e ri te FRESSH. Turi do te hapet me qytetin e Korces dhe do te permbyllet me 12 qershor ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane. Ne fjalen e tij, kreu i PS-se Edi Rama kerkoi nga kandidatet zhvillimin e nje gare te ndershme. Ai u shpreh se te rinjte duhet ta shohin konkurrimin si nje mundesi per te treguar vlerat me te mira te rinise dhe te Forumit Rinor te Partise Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›