Përfaqësuesit e LDK-së shprehën falënderimet për mbështetjen dhe kontributin e qeverisë shqiptare për Kosovën
Berisha pret në takim krerët e LDK-së dhe kryetarin e grupit të saj parlamentar
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Ferhati dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Lutfi Haziri. Kryeministri Berisha dhe përfaqësuesit e LDK-së diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Kryeministri Berisha e njohu Ferhatin dhe Hazirin me procesin e reformave të gjithanshme në Shqipëri dhe me arritjet e tyre që e afrojnë vendin çdo ditë e më shumë me standardet e BE-së. Përfaqësuesit e LDK-së i shprehën kryeministrit Berisha falënderimet për mbështetjen dhe kontributin e tij dhe të qeverisë shqiptare për Kosovën.
Ata shprehën gjithashtu vlerësimet për reformat e qeverisë shqiptare dhe progresin e shënuar në këtë drejtim.
...