E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendprehja e ushtarëve grekë në Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja me autoritetet fqinje

Siglohet marrëveshja për varret e ushtarëve grekë në Shqipëri U nënshkrua dje marrëveshja midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Greqisë lidhur me vendprehjen e ushtarakëve grekë të rënë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941. Fryma e bashkëpunimit të sinqertë e konstruktiv, si dhe e mirëkuptimit të dyanshëm bëri të mundur që të marrë zgjidhjen e duhur edhe një çështje e tillë e ndjeshme për të dy vendet tona, siç është ajo e vendprehjes së ushtarakëve grekë. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se siglimi i kësaj marrëveshje do t’i kontribuojë thellimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona mike. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›