E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metodat e veprimit dhe deshirat e Dick Martyt

Nese Dick Marty paraqet nje raport per hetimet ai duhet trajtuar me kujdes ngase raportuesi i Parlamentit Evropian ne njeren ane perpiqet qe indikacionet ti paraqese si fakte kurse ne anen tjeter ai nenvleresohet rregullisht.

Nje raport mund te jete perfundimi por edhe fillimi i nje hulumtimi kishte deklaruar Dick Marty para disa vitesh dhe pikerisht atehere kur kishte filluar tihulumtonte burgjet e supozuara te CIA-s.

Raporti i tij i pare i paraqitur para Parlamentit Evropian me 2006 ishte tallur i dyti ne vitin pasues ishte perqeshur por nderkohe qeveria britanike i kishtekerkuar falje atij ngase shume vende lindore kishin ngritur komisione parlamentare per hulumtimin e fakteve.

Dick Marty permes metodes se tij te hulumtimit te cilen e quan Dialektika e severtetes ne fazen e pare perpiqet qe ne raport te permbledhe sa me shume material rendues qe mundet ben akuza te renda me deklarata te deshmitareve anonime dhe paralajmeron zbulime shokuese pastaj si parapergatitje per sulm se pari u ofron permbajtje te zgjedhur nga raporti mediave te njohura dhe per te arritur kulmin e vemendjes ai hesht si hekur kur del para mikrofonit dhe kamerave.

Perafersisht keshtu i pershkruante keto dite Neue Zuumlrcher Zeitung Online sjelljet kontroverse dhe metodat perfide te Dick Martyt ne nje pjese te nje artikulli i cili vazhdonte me konstatimin se Dick Marty permes inskenimeve te pabazuara perpiqet te arrije kulmin e vemendjes se opinionit boteror duke u perpjekur te krijoje sensacione edhe nese te pavertetuara por te mirinskenuara me episode sa me prekese dhe te perzgjedhura me shume kujdes nga nje regji profesionale

Dick Marty sic edhe dihet tanime nga opinioni i gjere per disa vite ka kryer punen e prokurorit ne vendin e tij ne kantonin Ticino te Zvicres i cili ne paraqitjet e tij publike eshte deshmuar si perkrahes i flakte i Serbise dhe kundershtar i hapur dhe i perbetuar i pavaresise se Kosoves.

Nga ky shkak ai qellimisht u ftua nga Serbia nga prokuroria e nje shteti barbarluftenxites dhe vrases masash njerezore ku u pergatit instruktua dhe armatos fort me shpifje monstruoze per inskenime profesionale te pergatitura mire dhe me kujdes nga prokuroria serbe.

Ai i hyri ketij aksioni te porositur e pse jo edhe te mirepaguar nga padroni me njeqellim te caktuar qe permes inskenimeve te tij profesionale te mbillte bemat ekrimit serb ne jeten e padjallezuar te shqiptareve te atyre shqiptareve qe presinmysafirin qellimkeq Dick Martyn si mik me zemer te hapur dhe ne menyre te sinqerte ne shtepite e tyre te varfra por bujare edhe pa e ditur se cfare problemi do te lindte dhe me cfaje do te ngarkohet kombi shqiptar ne teresi nga imagjinata e semure e ketij antishqiptari te perbetuar dhe improvizuesi pa kompromis.

Me kerkesa te shkruara dhe te paraqitura ne forme ankesash nga prokuroria e shtetit serb ish-pushtuesi yne i cili pervojen e tyre te gjate ne praktikimin e krimeve te kryera ndaj shume popujve nga ish-perberja e Jugosllavise per mes kreatorit inskenues te paguar shtrenjte Dick Marty perpiqet qe krimet kundernjerezimit trafikimin me njerez dhe tregtine me organet njerezore tua vesheviktimave te pafajshme shqiptare.

Karakterin e dyshimte te Dick Martyt na e sqaron shume mire edhe Abdullah Katuci pronari i Shtepise se Verdhe i cili hedh akuza te renda ndaj ketij raportuesi te cuditshem kur gjate vizites se Dick Martyt dy vjet me pare ne shtepine e tij po te mos e ndalonte i zoti i shtepise ai tentoi me force te hidhte eshtra te vdekurish ne brendine e shtepise per cka pronari i asaj shtepie te instrumentalizuar per qellime te tilla meskine me te drejte edhe kerkon nga shteti qe te padise raportuesin e KE-se Dick Martyn si dhe ish-kryeprokuroren e Hages Carla del Ponte per shpifje dhe akuza te pabaza kunder shqiptareve.

Demet nga ky raport i porositur kunder Thacit UCK-se dhe gjithe kombi shqiptar me gjithe mungesen e fakteve Tim Judah i vlereson te medha ne nje shkrim te tij ne Daily Telegraph sepse akuzat e tilla te renda jo vetem se minojne kredibilitetin e Kosoves por paraqitja e ketij dokumenti eshte edhe goditje fatale per Kosoven - si shteti me i ri i Evropes - ngase Kosova si shtet ne ndertim ende nuk ka arritur ti realizoje te gjitha elementet e shtetesise se plote qe nga koha e shpalljes se pavaresise se saj ndaj edhe per kete shkak populli i Kosoves do te jete i denuar me varferi dhe izolim te metejshem vlereson Tim Judah.

Mjerisht perkunder te gjitha ketyre sulmeve te organizuara kunder shtetesisesone kunder qenies shqiptare dhe ekzistences sone kombetare nuk na e sqaroi askush dhe as qe kerkoi dikush te pakten nje here zyrtarisht deri me tani edhe pas afro 12 vitesh te perfundimit te luftes qe te dime ne si komb i sakatuar nga gjenocidi serb dhe opinioni demokratik nderkombetar per rrethanat kushtet dhe menyren se si u vrane shqiptaret nga Serbia arsyen e varrosjes dhe zhvarrosjes se disahershme te viktimave shqiptare nga kriminelet serbe shkakun e bartjes se kufomave nga Kosova ne Serbi qellimin e rrembimit te mijera shqiptareve sqarimin cfare ne te vertete ndodhi me jeten e shqiptareve te rrembyer nga Serbia pse u zhduken dhe si humbi cdo gjurmet e tyre ku mbeten dhe kur do te kthehen cka ndodhi me ta dhe cfare u be me organet njerezore te viktimave dhe te rrembyerve shqiptare qellimin dhe shkaqet e veprimeve te tilla te papara e te padegjuara ne asnje vend tjeter ne bote deri me tani... dhe si u kaluan te gjitha keto ne heshtje kur do te kemi sqarime dhe kush do te jape pergjegjesi per te gjitha keto krime ndaj shqiptareve nese jo Serbia

Pse Serbine perkunder te gjitha ketyre akteve barbare nuk e ve askush perparaPergjegjesise Kerkesa e Adem Demacit duhet te jete kerkese e te gjithe shqiptareve qe te zhvillohen hetime kunder Serbise si iniciuese e te gjitha lufterave dhe shkaktare e te gjitha barbarive ne gjithe territorin e ish-Jugosllavise e cila perkunder te gjitha ketyre te keqijave dhe vuajtjeve cnjerezore qe na i shkaktoi neve dhe te tjereve ajo me arrogancen e saj duke perfituar nga perkedheljet nderkombetare mosveprimet tona shteterore dhe injoranca jone kombetare hidhet ne sulm me nje mal akuzash e shpifjesh kunder nesh duke angazhuar edhe raportues nga Parlamenti Evropian.

Ky raport dhe momenti i zgjedhur per paraqitjen e tij nuk mund te jene pa prapavije te caktuar politike kur jane paralajmeruar edhe bisedimet me Serbine e cila permes Dick Martyt akuzon viktimat e saj per trafikim dhe shitje organeshnjerezore derisa vete Serbia mund te kete kryer me mijera vepra te tillakriminale kur dihet se asaj nuk i kane munguar kushtet as mundesite qe gjate gjithe kesaj periudhe afro 12-vjecare tua humbe edhe te gjitha gjurmet e mundshme krimeve te saj te ushtruara mbi viktimat shqiptare dhe tani nga pervoja makabre e instrukton edhe inskenuesin profesionist Dick Martyn per ti shitur aktet e saj barbare kunder njerezimit si vepra te shqiptareve.

Dick Marty dhe Parlamenti Evropian duhet ta dine se keshtu nuk mund ta bejnedrejtesine ndaj nesh sepse flaka e luftes per lirine e paperfunduar te te gjithepopullit shqiptar eshte ende e ndezur ne zemrat e kombit dhe ata nuk kane asnje faj tjeter pervec luftes se tyre per liri e cila u mohohej nga pushtuesi sllav ndajinskenimet e tilla te cilat po luhen para hundeve te Evropes mund te rindezin flaket e luftes edhe nje here ne rajon

Nga pervoja e shpifjeve te mehershme tentohet qe storiet komike te luhen edhe nje here mbi gjurmet e atyre hetimeve per te cilat nuk u gjeten prova askund e as ne shtepine e aluduar te quajtur qellimisht si te verdhe ngjyre e cila perkon me flamurin e shtetit te Kosoves formimin e te cilit Dick Marty me sponsorizuesit e tij me cdo kusht duan ta paraqesin si te krijuar mbi themele te krimit teorganizuar... Zot ruaje Kosoven dhe kombin shqiptar nga raportues te tille

Shpifjet e Carla del Pontes jane kthyer ne nje lloj dyqani ne te cilin u punesuashegerti i saj besnik Dick Marty i cili tani na shet gjithcka pervec te vertetes ngase prodhuesi i mallrave kriminale sic eshte prokuroria serbe si shiste dot me keto mallra te kontaminuara te cilat helmojne atmosferen e jetes demokratike dhe rrezikojne paqen edhe ashtu te brishte ne rajon ndaj edhe zgjodhi nje punetor te paguar mire nga nje vend i besueshem per shitjen sa me shtrenjte te intrigave fajesuese serbe permes inskenimeve te Dick Martyt.

Derisa nena gra dhe motra tona shqiptare ka afro 12 vite qe nuk kane pushuar vajin ne kete vend duke pritur nje lajm per djemte e vrare te rrembyer dhe te zhdukur nga Serbia Dick Marty njeriu qe guxoi te jete 15 vjet anetar i Parlamentit Evropian permes raporteve te konstruktuara akuzon shqiptaret sikur vrasja e shqiptareve te mos ishte krim kunder njerezimit. Ndaj nga Dick Marty si autor i ketyre shpifjeve do te duhej te kerkohej pergjegjesi dhe te vihej para drejtesise nderkombetare per shpifje ndaj nje kombi te tere... por a do ta kerkoje kush valle kete ndonjehere

Mjerisht shqiptari edhe sot eshte mikprites edhe per vrasesin kur ai i vjen simysafir pa pyetur e pa kuptuar se cfare njeriu eshte ai madje edhe atehere kureshte i tille i keq sic qelloi te ishte edhe Dick Marty te cilin shqiptaret e mirepriten me bujari i siguruan liri e mbrojtje dhe i falen besimin e pamerituarper hulumtim te paanshem ne vendin e tyre por ai veproi ndryshe perdhosi mikpritjen tone te sinqerte dhe ne vend te mbledhjes se provave qe mungonin ai prapa shpines sone prodhoi genjeshtra te cilat i shoqeroi me shpifje monstruoze te prokurorise serbe dhe i konstruktoi me mjeshterine e tij inskenuese kunder nesh.

Dick Marty na ofendon dhe poshteron me akuza te cilat kane qene dhe kane mbetur vepra te barbarise sllave nder shekuj qekur ata zbriten ne Ballkan ndaj askush tjeter nuk e ben me shume te vuaje sot viktimen shqiptare sesa keto shpifje monstruoze te inskenuara nga Dick Marty dhe perkrahesit e tij derisa vaji i pambaruar i nenave shqiptare akoma nuk eshte shterur ne pritje per te marre nje lajm per 1800 bijte akoma te zhdukur per djemte e rrembyer te cilet ndoshta nuk jane me ne kete bote.

Ndaj urrejtja e Dick Martyt kunder shqiptareve eshte shume hakmarrese agresive dhe tejet e pameshirshme e ne menyre te vecante kunder asaj qe e gezon gjithe respektin popullor asaj qe eshte shembull i kohes dhe cmohet si nderi i kombit tone kunder UCK-se clirimtare te cilen ky popull e kujton me krenarine te cilen ajo e meriton pergjithmone.

Edhe shqiptaret me te respektuar ne vend dhe ata te njohur edhe ne arenennderkombetare mbeten te habitur nga permbajtja e akuzave te renda te Dick Martyt dhe qellimet e erreta qe fshihen prapa atyre akuzave te cilat na shtyjne si komb gjithnje e me teper drejt te panjohures se madhe pasojat e te cilave per fat te keq ne vet ende nuk i dime teresisht e qe ato mund te kene per shqiptarin e pafaj dhe te padjallezuar i cili per Dick Martyn seshte me shume se nje placke tregu te cilen mund ta perdor secili qe deshiron me teper si nje objekt per kusuritjeje sesa si njeri.

Ne keto kushte edhe ndertimi i shtetit ne keto rrethana me kundershtare te tille te pavaresise te ekzistences sone shteterore dhe kombetare nuk mund te kryhet shpejt as lehte ndaj edhe duhet te jemi te kujdesshem dhe sycele si komb dhe te mos lejojme qe raste te tilla te na perseriten ne te ardhmen kurse kjo qe na ndodhi tani nuk mund ti falet indiferences sone kombetare.

Aprovimi nga Parlamenti Evropian i ketij raporti monstruoz te mbarsur me inskenime dhe shpifje te shqiptaret pothuajse i ka shuar edhe ato pak fije te mbetura shprese per drejtesi te vertete nderkombetare kurse optimizmi per jete me te mire eshte kthyer plotesisht ne utopi dhe frike per te ardhmen e vendit duke humbur edhe ate pak besim te disa nga nderkombetaret me ndikim ne gjendjen e vendit tone te cilet mund te rrezikojne fatin e ketij vendi dhe perspektiven e se ardhmes se femijeve tane.

Ndaj edhe kesaj radhe edhe per nje here me teper ky popull dhe bijte e shqiptareve me dinjitet po binden dhe do te mbeten deshmitare te gjalle te nje te kaluare te hidhur dhe kesaj te tashmeje te luhatshme te rende e te paparashikueshme qe edhe tani shpeshhere rrezikohet nga njerez si Dick Marty te cilet deshirojne qe kombi yne te ishte zhdukur ne muranat e vjetra e te shkaterruara apo emri yne i ndritshem shqiptar te ekzistoje vetem si histori ne mermeret e monumenteve antike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›