E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbarimi privat dhe debitoret e ATK-se Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 24/12/2010 121700

Mosreagimi sic duhet i debitoreve te ATK-se ndaj lehtesive te vazhdueshme qe ka krijuar qeveria qe shkojne deri me shlyerjen vetem te principalit te transferuar apo te mbetur per te gjitha kategorite e ketyre huamarresve qe ofrohen te paguajne vullnetarisht tash se fundi sipas vendimit nr. 450 date 16.6.2010 te Keshillit te Ministrave dhe udhezimit nr. 33 date 24.9.2010 te ministrit te Financave i ka detyruar organet drejtuese te ketij institucioni te cilat ne bashkepunim me Keshillin Mbikeqyres te kerkojne nepermjet ministrit te Financave forcimin e ligjit per rikthimin ne buxhet te afro 200 milione dollareve qe perfaqeson ne total ky lloj borxhi. Ndryshimet ligjore te propozuara jane ne rrugen e konsultimit dhe miratimit te tyre por si rezultat i reformimit te Sherbimit Permbarimor qe ka ndodhur keto kohet e fundit eshte krijuar mundesia qe nepermjet nje organizimi me efektiv dhe rritjes se ndjenjes se pergjegjesise per punen te rritet efektiviteti i ekzekutimit te detyrueshem brenda kuadrit ligjor ekzistues. Dhe kjo mundesi ekziston pervec te tjerash edhe tek bashkepunimi me sherbimin Permbarimor Privat krahas atij publik.

Natyrisht ky lloj bashkepunimi eshte ne hapat e pare por besimi eshte i plote se cilesia dhe rendimenti i ekzekutimit te detyrueshem te ketyre detyrimeve debitore do te permiresohen ndjeshem ashtu sic ka ndodhur me cdo veprimtari apo sherbim tjeter i cili ka kaluar nga duart e shtetit tek privati. Ka nje bum ofertash per te bashkepunuar nga perfaqesuesit e ketij sherbimi ne te gjithe Shqiperine dhe natyrisht ne do te tregohemi te kujdesshem ne perzgjedhjen e tyre duke refuzuar te bashkepunojme me te gjithe ata permbarues te cilet kur ishin ne sherbimin Permbarimor Publik kane krijuar probleme te ndryshme te ekzekutimin e detyrimeve debitore te ATK-se. Sic e kemi bere publike dhe here te tjera permbushja e misionit te ATK-se eshte demtuar jo pak nga neglizhenca abuzimet dhe mungesa e pergjegjesise se shume permbaruesve per te bashkepunuar me institucionin tone per arketimin e detyrimeve debitore te huamarresve tmerresisht te keqij te ish-bankave shteterore te nivelit te dyte. Te kuptohemi refuzimi yne ne kete rast nuk buron nga paragjykimi por nga provat e shumta te mosbesimit qe ata kane krijuar ne punen e tyre ne te shkuaren. Kryerja e nje pune apo profesioni te caktuar aq sa ceshte ceshtje aftesish teknike eshte edhe ceshtje e karakterit njerezor apo formimit te pergjithshem intelektual. Per me teper ne keto lloj punesh pra ne mbledhjen e detyrimeve debitore cilesite e karakterit jane teper te domosdoshme dhe cmohen shume. Eksperiencat e meparshme tregojne se nje pjese e mire e debitoreve jane bere jashtezakonisht te keqij per momentin sepse jane perkedhelur nga permbaruesit e papergjegjshem disa prej tyre edhe nga gjyqtaret sharlatan. Shembujt negative ne kete drejtim jane te shumte por bie ne sy veprimi i para disa koheve i zyres se Sherbimit Permbarimor Durres ku me iniciative te permbaruesve ua jane cliruar debitoreve kolateralet me barre per kredine dhe jane zevendesuar ato me toka bujqesore qe nuk vlejne as per te mbjelle qepe. Ka jo pak raste te tjera kur permbaruesit kane bashkepunuar me debitoret duke i instruktuar ata se si ti shmangen shlyerjes se detyrimit nepermjet kalimit te ceshtjes ne Kalendat Greke te shkalleve te ndryshme te gjykimit ne gjykata. Natyrisht problematika e trajtimit te debitoreve te ATK-se eshte e shumellojshme dhe nuk ka te beje vetem me punen e papergjegjshme te disa permbaruesve ne vite por dhe me shume aspekte te tjera te drejtimit dhe organizimit te keq te Agjencise deri ne fund te vitit 2005 ku mund te vecojme rastet e kallezime penale per mashtrim ne kredimarrje te cilat tashme smund te trajtohen ligjerisht per shkak se jane parashkruar si vepra penale si rezultat i kalimit te afatit ligjor te percaktuar. Keto ceshtje dhe te tjera si keto do te jene objekt i ndryshimeve ligjore te propozuara por nje portofol me gati 12 mije debitore ka mundesi te pashfrytezuar per trajtim me kuadrin ligjor ekzistues mjafton te rritet ndjenja e pergjegjesise dhe perkushtimit ne pune e sherbimit permbarimor. Trajtimi vullnetar apo ekonomik i ketyre detyrimeve jo vetem qe spo jep rezultat por po i edukon keq debitoret me psikologjine e zvarritjes deri ne harrese te borxhit qe kane. Natyrisht kjo eshte nje mendjelehtesi primitive pasi borxhi vetem trashegohet brez pas brezi. Nderkohe shteti dhe qeveria e kane permbushur detyrimin e tyre duke aplikuar lehtesi te shumta per debitoret e ATK-se ndaj tani ska mbetur rruge tjeter pervec forces shtrenguese te ligjit sic ndodh ne cdo vend demokratik te botes. Ska mbetur alternative tjeter ndaj debitoreve problematike e hileqare pervec ekzekutimit me forcen e ligjit te detyrimeve debitore ku kerkohet i gjithe detyrimi i krijuar ne te cilin perfshihet totali i principalit interesave gjobave kamatevonesave shpenzimeve gjyqsore etj. pa aplikuar asnje lloj zbritjeje. U bene disa muaj dhe tash jemi ne finish qe ATK-ja po punon me objektivin per ti derguar ne nje afat shume te shkurter ne Permbarim te gjithe debitoret qe mbeten pa e mbyllur detyrimin deri ne fund te ketij viti. Pare ne kete kendveshtrim nuk ka me asnje minute per te humbur nga askush pasi nje jave kohe eshte shume pak qofte edhe per te gjetur radhe ne banke per arketim vullnetar vetem te principalit pa interesa. Nga ana tjeter po iken avash-avash edhe koha e atyre debitoreve qe me lloj-lloj menyrash te padrejta dhe te padenja i jane shmangur shlyerjes se detyrimit te krijuar duke humbur pa adrese duke fshire kolateralet dhe fshehur pasuri te tjera apo llogari bankare duke hapur biznese ne emer te familjareve apo te te afermve deri dhe duke ndryshuar emrin apo mbiemrin dhe duke bere lloj-lloj veprimesh te tjera spekuluese. Per kete qellim pervec te tjerash po shfrytezohen te gjitha hapesirat ligjore per bashkepunimin institucional me organet e pushtetit vendor Policine e Shtetit pikat e kalimit te kufirit sherbimin konsullor e keshtu me radhe sipas percaktimeve te bera ne nenin 10 te ligjit organik te ATK-se duke krijuar database-n e te dhenave per cdo debitor me qellim zbatimin efikas te procedurave lidhur me ekzekutimin e detyrueshem apo ndermarrjen e veprimeve te tjera ligjore te natyres civile e penale ndaj tyre. Ne kuader te kesaj pune po behen edhe pergatitjet e nevojshme per ndryshime te tjera ligjore qe synojne shpalljen debitore te perjetshem te atyre individeve dhe subjekteve apo trashegimtareve te tyre qe nuk reflektojne pas lehtesive me te fundit te qeverise per shlyerjen e detyrimeve debitore te krijuara. Natyrisht ky status nuk do te ishte i denje per askend aq me teper kur krijohet nga marredheniet jo korrekte te shtetasit me shtetin e vet tek i cili falet cdo dite per sherbime e detyrime te ndryshme publike. Por ekzekutimi i detyrueshem nepermjet forces shtrenguese te ligjit nga Sherbimi Permbarimor nuk eshte i mire as ne rrethana normale pasi pervec aspektit te renduar material apo financiar krijohen edhe probleme te aspektit moral. Besoj se askush nuk ndjehet mire kur i shkon njoftimi shkresor per detyrimin qe ka jo me kur i shkon permbaruesi apo polici tek dera e shtepise ne mjedisin ku punon e zhvillon biznesin apo cdo lloj aktiviteti tjeter privat dhe i vendosin skuestro mbi pasurite e pronat qe ka. Po keshtu per askend nuk eshte e kendshme qe teksa kerkon te kryeje nje veprim me ZVRPP-ne me zyren e gjendjes civile me bankat apo fondacionet kredidhenese me tatimet taksat doganat teksa kerkon te kaloje piken kufitare te shkoje ne konsullate etj. ti kujtojne e kerkojne te shlyeje borxhin qe ka ndaj ATK-se. Kur mendon se jane ende mbi 12 000 debitore te ATK-se qe i detyrohen prej vitesh buxhetit te shtetit per afro 200 milione dollare fjala tolerance nuk ka vend te perdoret jo me ndaj debitoreve por as ndaj punonjesve dhe institucioneve te ngarkuara me ligj per arketimin e ketij borxhi jo te vogel ne vlere per te cilin eshte shkelur cdo limit kohor.

Drejtor i Pergjithshem i Agjencise se Trajtimit te Kredive

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›