Metodat moderne te kontracepsionit falas ne 36 rrethet e vendit

Frika për efekte anësore që ekziston në mentalitetin e shqiptarëve vazhdon tëe jetë pengesë për mospranimin e metodave moderne të kontracepsionit, përdorimi i të cilave mbetet në nivelin e 11%. Rritja e përdorimit të tyre në nivelin e 30% deri në vitin 2015 me qëllim uljen e numrit të shtatëzënive të paplanifikuara dhe aborteve, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Agjencine e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë të hartojë një strategji kombëtare.
Kontraceptivët modernë ofrohen falas në 431 qendra shëndetësore në 36 rrethe në vend.
Në vitin 2003 ato ofroheshin në 283 pika, kryesisht konsultorët e gruas, maternitet dhe qendra shëndetësore në nivel komune.