E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mexes: Me Kaka jemi më të fortë

Rikthimi i Rikardo Kaka në Milano pas katër viteve karrierë me Realin e Madridit është pritur shumë mirë edhe nga futbollistët e tjerë kuqezi.

Sipas mbrojtësit francez Filip Mekses, me brazilianin Milani është më rezultativ në repartin e avancuar.“Me Kaka jemi në rregull. Ai është një futbollist i madh që do të na japë më shumë siguri në fazën sulmuese dhe do t’u vijë në ndihmë të gjithë sulmuesve. Duhet vetëm të punojë, më pas do të vlerësojmë situatën.”

31-vjecari thekson se rikthimi i shpejtë te fitorja pas startit të gabuar me Veronën ishte reagimi i duhur./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›